Lajme Zone
Ish-policit Uljan Shpataraku i hiqet leja e armës, i sekuestrohet arsenali që mbante në banesë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-policit Uljan Shpataraku i hiqet leja e armës, i sekuestrohet arsenali që mbante në banesë

Ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku, i është hequr leja e armës, ndërsa gjatë procedurave është sekuestruar arsenali i armëve që mbante në banesën e tij.

Ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku, i është hequr leja e armës, ndërsa gjatë procedurave është sekuestruar arsenali i armëve që mbante në banesën e tij. Shpataraku, i arrestuar nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit, pasi shoqëronte Ergys Agasin, ishte përjashtuar nga Policia disa javë më parë. Pas arrestimit, ndaj tij nisën edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që e posedonte për shkak të funksionit. Gjatë verifikimeve, sipas të dhënave të bëra publike, rezultoi se ish-zyrtari policor mbante në banesë, me leje, disa armë zjarri private. Në kuadër të procedurave, janë sekuestruar gjithsej 7 armë, konkretisht 3 pistoleta, 2 shotgunë dhe 2 pushkë. Ndërkohë, në orën 11:00, Uljan Shpataraku pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të njihet me masën e sigurisë.