Ish-efektivi i policisë e njëkohësisht miku i ngushtë i ish-drejtuesit të PSH Ilir Prodës, Uljan Shpataraku është shpallur në kërkim nga autoritetet në Himarë, pas një konflikti të dhunshëm verbal me stafin e një hoteli në Dhërmi.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve të tij në zonë, ku situata ka degjeneruar për shkak të pakënaqësive me shërbimin. Administratori i hotelit dhe një prej kamerierëve kanë bërë kallëzim penal në Komisariatin e Himarës, duke deklaruar se ish-zyrtari i ka kanosur me jetë gjatë debatit.
Pas denoncimit, strukturat vendore nisën procedurat dhe shpallën Shpatarakun në kërkim.
Ky incident vjen në një kohë kur Shpataraku është i përfshirë në beteja të tjera ligjore me institucionet, pasi më herët ai ka paditur Policinë e Shtetit në gjykatë për të kërkuar rikthimin e tij në detyrë.

