TIRANË- Krerët e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë u mblodhën për 1 orë e gjysmë në Pallatin e Brigadave. Presidenti Bajram Begaj thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, nën akuzën se ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Në fokus të diskutimeve ka qenë situata e sigurisë kombëtare dhe siguria e informacionit të klasifikuar. Pas takimit, Presidenca tha se "për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional." Presidenti Bajram Begaj deklaron se "Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë." LEXO edhe...'Kam takim me gjermanin, më duhet të iki', Rama 'ndërpret' fjalimin e Schieder, eurodeputeti ia kthen me batutë: Mos ua përmend Greqinë sot se humbën Në mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti dje në Shqipëri pas vizitës 6-ditore në SHBA. Tryezës iu bashkua edhe kreu i SPAK, Klodian Braho, i uluur përballë me Ramën një ditë pasi ky i fundit adresoi jo pak kritika në drejtim të SPAK se SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh. Në tryezë ishte edhe Kostaq Beluri nga Drejtoria e Koordinimit Institucional në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe drejtuesi i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila, i cili do ta drejtojë institucionin deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri. Rama ka deklaruar se për emrin e ri në krye të SHISH-it do të vendoset në konsultim me Presidentin. Ligji parashikon se Presidenti Begaj mund të ftojë edhe persona të tjerë në mbledhje që lidhen me fushën e diskutimeve. Në të kaluarën, Presidenti i Republikës ka ftuar edhe përfaqësues të opozitës në mbledhjet e Këshillit, por këtë herë nuk ka pasur ftesa për përfaqësues të opozitës. ANËTARËT E KËSHILLIT TË SIGURIMITKëshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës.1. Kuvendi – Kryetari Niko Peleshi2. Këshilli i Ministrave – Kryeministri Edi Rama3. Ministria e Mbrojtjes, Ermal Nufi4. Ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha5. Ministria e Drejtësisë; Toni Gogu6. Ministria përgjegjëse për Punët e Brendshme; Ervin Demo7. Ministria përgjegjëse për Financat; Petrit Malaj8. Ministria përgjegjëse për Transportin; Enea Karakaçi9. Ministria përgjegjëse për Energjinë; Enea Karakaçi10. Komisioni i përhershëm parlamentar përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen – kryetari i tij; Bledar Çuçi,11. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura – Shefi i Shtabit; Arben Kingji12. Shërbimi Informativ i Shtetit – Drejtori; Elvis Lila13. Policia e Shtetit – Drejtori i Përgjithshëm. Skënder Hitaj Ora 12:46 Këshilli i Sigurimit, Begaj: Për sigurinë kombëtare, institucionet s'konkurrojnë me njëri-tjetrin! Hetimet të zhvillohen të pavarura Presidenca ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, pas arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni se ndihmoi me informacione sekrete shetërore Ergys Agasin gjatë arratisë.Reagimi i plotëPresidenti Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë. Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.Në takim u konkludua se: Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura. Share Ora 10:24 Përfn mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama lë Pallatin e Brigadave (VIDEO) Pas thuajse dy orësh që zgjati mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama është larguar nga Pallati i Brigadave. Share Ora 09:29 Këshilli i Sigurisë në mbledhje, PD: Shkaktarët s’mund të jenë kurrë shpëtimtarë! S’ka nevojë për mbledhje fasadë, të formohet qeveria teknike Partia Demokratike thotë se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, është veç një fasadë. Deputeti Bardh Spahia shprehet në një reagim se shpëtimi nuk mund të vijë nga ata që e shkaktuan situatën.Në pretendimet e tij, kërkon shpërbërjen e menjëhershme të shtetit të lidhur me krimin, largimin e kastës politike dhe formimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira.Reagimi i plotë:Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk është gjë tjetër veçse një maskaradë e pështirë, e orkestruar nga po ata krerë institucionesh që e zhytën vendin në këtë humnerë pasigurie, kriminaliteti dhe degradimi.Kush diskuton sot për sigurinë kombëtare?Një tryezë ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë të kapur mat në përgjime, në pazare të pista, në ndarje parash dhe në bashkëqeverisje të hapur me krimin e organizuar! Si mund të presë një popull i tërë mbrojtje nga ata që e kanë vënë shtetin në shërbim të bandave për të ruajtur pushtetin dhe paratë e vjedhura?Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!Siguria kombëtare nuk mund të mbetet në duart e antikombëtarëve që shesin të ardhmen e vendit në duart e krimit.I vetmi akt me një fije dinjiteti i këtij këshilli të padinjitet, i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti të kapur, do të ishte një dhe i vetëm: vetëshkrirja dhe largimi pa kthim!Shqipëria nuk ka nevojë për mbledhje fasadë, por për:Shpërbërjen e menjëhershme të një shteti të kapur në "krevat" me krimin.Largimin e kësaj kaste të komprometuar dhe të zhytur në dosje e përgjime.Formimin e një qeverie teknike që garanton njëherë e mirë të drejtën themelore të mohuar: votën e lirë e të ndershme.Maskat kanë rënë dhe koha e maskarenjve ka marrë fund! Share Ora 08:31 Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare për situatën e krijuar në vend pas arrestit ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Share SI.E./ReportTv.al hetimet per grupin e agasit vlora hyseni SHISH Bajram Begaj edi rama keshilli i sigurise kombetare Komento Komente hmm: 28/09/2026 10:46 Këshilli i sigurimit duhej te mblidhej po atë ditë, por siguria e shtetit per ju eshte ne vend te dytë, shihet qartë Përgjigju Ziku: 28/09/2026 08:48 Siguria Kombat are eshte n rregull....Rama aty, Berisha eshte gjalle,Balluku edhe ate s na e ka lujt kush,te gjith aty jane t forte e gjith shendet.ca problemi ka?!!! Përgjigju Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
