Lajme Zone
Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Kërkesa është dorëzuar dje në sekretarinë e GJKKO, e cila pritet t’ia përcjellë gjykatës së Posaçme të Apelit. Ish-drejtoresha e SHISH nën akuzë për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë arratisë.

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Kërkesa është dorëzuar dje në sekretarinë e GJKKO, e cila pritet t’ia përcjellë gjykatës së Posaçme të Apelit. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Në pretendimet e saj para Prokurorisë së Posaçme, Hyseni ka deklaruar se kontaktet e saj sistematike me Agasin ishin në cilësinë e bashkëpunëtorit të SHISH, duke mohuar takimet nga afër. SPAK thekson se Hyseni nuk kishte vënë në dijeni askënd, asnjë institucion dhe as të tjerë brenda apo jashtë SHISH. LEXO EDHE:SPAK s'i dha leje Veliajt për të marrë pjesë në mbledhje, përplasje në Këshillin e Tiranës! Zhulali: Kush e drejton sot Bashkinë? Salianji: Kryetari është ai që kanë votuar qytetarët Sipas SPAK, biznesmeni diktonte dhe merrte informacionet që i duheshin nga Hyseni. Ai ka pranuar edhe se kishte lënë qëllimisht dokumente sekrete në makinën e tij në mënyrë që të gjendeshin kur të kryenin kontrollet. Në komunikimet e gjetura nga SPAK në telefonin e biznesmenit, rezultojnë mbi 500 shkëmbime mes tyre në Signal, një aplikacion i enkriptuar, që nga fundi i qershorit e deri më 26 gusht kur Agasi përfi në pranga. Komunikimet ishin të përditshme, me mesazhe, videotelefonata, imazhe e video. Në Këshillin e Sigurisë të thirrur të hënën nga presidenti Bajram Begaj, kreu i SPAK, Klodian Braho, pranoi se emri i Hysenit ka dalë gjatë hetimeve për Ergys Agasin. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: GJKKO ergys agasi hetimet per grupin e agasit spak apeli i gjkko vlora hyseni Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3680 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?