Ertis Shehu, ish-drejtor i Kadastrës Fier, i "prishi terezinë" qeverisë për tokën strategjike dhe u arrestua për legalizime të paligjshme e falsifikim dokumentesh Foto ilustruese/ Ertis Shehu, ish-drejtor i ASHK Fier dhe më pas i ASHK Rurale 2 në Tiranë, u arrestua pas një hetimi që zbardhi një mekanizëm legalizimesh në shkelje të ligjit, falsifikim dokumentesh dhe përvetësim tokash shtetërore. I larguar nga Fieri me ardhjen e Lorenës në krye të ASHK-së, Shehu u rikthye brenda dy javësh në Tiranë, aty ku firmosi vendimin e parë të legalizimit që do të rrëzohej me buldozer në Unazën e Re të Kasharit. Sipas burimeve, vendimet e tij prishën terezine e qeverisë së Edi Ramës për një tokë strategjike në Fier, që ishte caktuar për investitorë të huaj. Pas shkarkimit të Shehut, Lorena Goxhobelli vendosi në të njëjtin post Eni Sejdinaj, e cila ka vazhduar të njëjtat praktika
Arrestimi i Ertis Shehut mbyll një kapitull të dyshimtë në kadastrën e Fierit dhe hap një dosje shumë më të madhe. Mekanizmi që nisi andej, u transplantua në Tiranë dhe përfi duke prekur tokën shtetërore, hapësirat publike dhe planet e investitorëve strategjikë që qeveria i kishte vendosur në krye të listës. Ertis Shehu, i cili si drejtor i ASHK Fier, u shfaq më vonë në disa dosje pronësie që institucioni i kadastrës do të donte t’i harronte, por që nuk e lanë të qetë deri në momentin e arrestimit.
Me ardhjen e Lorena Goxhobellit në krye të ASHK, Shehu u hoq nga Fieri dhe mbeti pa punë. Ishte një lëvizje që u lexua si përpjekje për të pastruar një sektor të ndotur prej kohësh, por që nuk zgjati as dy javë. Brenda atij afati, Shehu u rikthye, jo në Fier, por në Tiranë, si drejtor i ASHK Rurale 2, një post që administronte pikërisht dosjet më të ndjeshme të legalizimit në kryeqytet. Ky rikthim i shpejtë, në kundërshtim me çdo logjikë të një procedure disiplinore që sapo kishte nisur, ngre pyetjen e parë serioze: kush e ktheu Shehun dhe pse pikërisht në Tiranë?
Në postin e ri, Shehu nuk humbi kohë. Vendosi si shef të legalizimit të besuarin e tij Erion Priftin dhe nisi një valë vendimesh për shtesa dhe objekte që dilnin përpara në shkelje të ligjit. Shehu nuk njihte thellësisht legjislacionin e kadastrës dhe kjo mangësi i shërbente si "avantazh": i lejonte njerëzve të tij të kalonin dosjet pa u verifikuar. Vendimet firmoseshin njëra pas tjetrës, pa u ndalur në detaje teknike që do të kishin zbuluar mospërputhjet. Ndërkohë, rasti i Fierit ishte shaku që coi në arrestimin e tij. Toka që Ertis Shehu kishte regjistruar në mënyrë të dyshimtë ishte pronë shtetërore dhe, sipas burimeve, ishte caktuar të kalonte tek një grup investitorësh strategjikë të huaj, me mbështetjen e qeverisë. Planet për atë tokë u prishën pikërisht nga vendimet e Shehut, dhe ky konflikt u ndje deri në drejtorinë e përgjithshme të ASHK-së e më lart. Aty filloi edhe operacioni për shtesat që kishin zaptuar hapësira publike, një operacion që do të godiste fort pikërisht ato vendime që Shehu kishte firmosur në Tiranë.
Shtesa e parë e legalizuar që u anulua dhe u prish në Unazën e Re, në Kashar, ishte vendim i Shehut, një fakt që mund të verifikohet në faqen e Facebook-ut të Edi Ramës. Ky vendim ktheu dosjet e Shehut në provë të një skeme më të gjerë. Lorena e çoi menjëherë Shehun në komisionin disiplinor dhe pas pak javësh e shkarkoi nga detyra, duke e larguar nga ASHK Rurale 2. Largimi i Shehut nuk e mbylli çështjen por e hapi atë edhe më shumë.
Pak kohë më pas, drejtuesja e ASHK solli në të njëjtin post Eni Sejdinaj, e cila sipas burimeve ka ecur në gjurmët e Shehut në Tiranë, duke vazhduar të firmosë vendime për shtesa dhe legalizime që prekin hapësira publike dhe zona të ndjeshme në bashkëpunim me vartësin e saj, Armando Skarra. Emërimi i Sejdinaj riprodhoi të njëjtin model: një drejtuese pa ekspertizë të provuar, e vendosur në një post strategjik, në një kohë kur dosjet e kadastrës vazhdojnë të jenë burim konflikti dhe pasurie. /Pamfletiertis shehu ashk tirana rurale 2 eni sejdinaj 1 Komente S Suzana Lile 20 Shtator 2026, 17:10 Cfare komente sh te besh per kete qeverri kriminale me nje ushtri kriminele sh dhe HAJDUTESH...
Shqiptaret e pergjumur e te korruptuar deri ne fyt nuk ka lume qe I lan....
Vetem nje diktature mund te laje hesapet meEdi Ramen dhe ushtrine e tij mizore !!! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje 20 Shtator 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Zgjerohet skandali me pronat e Kastriot Haskos, fsen të tjerë emra; në skaner edhe Palasa me Darëzezën 19 Shtator 2026, 17:2017:20Anti-Mafia Shteti i Rrumpallës: Vettingu i shkarkon si prokurorë me probleme, Edi Rama i emëron në krye të hetimit Shtetëror 18 Shtator 2026, 12:1612:16Anti-Mafia Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit 17 Shtator 2026, 11:1011:10Anti-Mafia “Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës; emrat e kompanive të regjistruara në parajsën fiskale të Kryeministrit 17 Shtator 2026, 10:3310:33Anti-Mafia ALO PRONTO 2? Rrjeti i “teknikëve” që “rrjep” britanikët nga Tirana; fijet çojnë te Elisian Bici, drejtori i OST-së nën hetim për tenderë korruptiv 16 Shtator 2026, 14:3014:30Anti-Mafia

