Lajme Zone
Ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni Hasko në pranga! Detaje nga falsifikimi i dokumenteve në Fier, rasti ishte referuar në SPAK në 2024, por…
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni Hasko në pranga! Detaje nga falsifikimi i dokumenteve në Fier, rasti ishte referuar në SPAK në 2024, por…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Burime bëjnë me dije se rasti falsifikimit të dokumentave të pronësisë në Seman është zbuluar në fund të vitit 2024, vetëm 2 muaj pasi drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kishte marrë detyrën, konstatuar nga një kontroll administrativ.

Rasti në atë kohë është referuar në SPAK, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kallëzimin, nëse Prokuroria e Posaçme ka nisur për të hetim apo jo. Paralelisht çështja është hetuar nga Prokuroria Fier, e cila pas muajsh verifikime ka konkluduar me urdhër-arrestet mbrëmjen e djeshme. Ish-kreu i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për falsifikim të dyshuar të dokumenteve të pronësisë në zonën e Semanit. Sipas të dhënave paraprake, Shehu dhe Hasko kanë qenë prej disa muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Hetimet lidhen me dyshime për falsifikim dokumentesh që kanë të bëjnë me pronat në Seman. Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb