Lajme Zone
Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, bashkëshorti i saj promovohet në Bashki! Emërohet përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, bashkëshorti i saj promovohet në Bashki! Emërohet përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve

Fetah Mataj është emëruar përgjegjës për evadimin e mbetjeve urbane në Bashkinë e Durrësit. Bashkëshortja e tij, ish-drejtoresha e Postës, ndodhet në burg, e dyshuar për përvetësimin e mbi 700 mijë eurove të destinuara për pensionet.

Vetëm 2 muaj pasi ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj u la në burg për vjedhje, pasi dyshohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet, bashkëshorti i saj, Fetah, është promovuar në poste drejtuese në Bashkinë e qytetit bregdetar. Fetah Mataj prej vitesh punonte në komunalen e Durrësit, ndërsa siç thonë burime për Shqiptarja.com, tashmë ai është emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane. Këtë pozicion, Mataj e ka marrë vetëm pak ditë më parë dhe rritja në detyrë erdhi pas skandalit në Postën e Durrësit në të cilën u përfshi bashkëshortja e tij, e cila i nxirrte paratë më thasë të zinj. LEXO EDHE:Deputeti socialist Loer Kume humb bashkëshorten, mesazh prekës në rrjete sociale: Dashuria ime që 18 vjeç, sot më la vetëm! Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, ndodhet në burg, e dyshuar se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Sipas hetimeve, kamerat e sigurisë kanë dokumentuar 11 raste kur thasët me para përfnin në zyrën e ish-drejtoreshës, ndërsa në sistem fondet regjistroheshin si të dërguara në dy degët. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Bashkia e Durrësit Durres fetah mataj Elisabeta Mataj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Lenci: 18/09/2026 13:35 AJO MUND TË THOTË SE IKA HUMBUR NË KAZINO.... POR FAMILJ3S SË SAJ TË HETOHET 3 BREZA DERI SA TË KTHEJË 700 MIJË EUROT DHE INTERESIN PËR VONESËN E KTHYER E TI KONFISKOHET ÇDO SENDE E PRONË ...... PËR DËMIN E SHKAKTUAR SHQIPTARVE. Përgjigju Toni: 18/09/2026 13:33 Te rroje rilindja. Hajdutet me te medhenj ne Europe Përgjigju Zejnullahu: 18/09/2026 13:03 Gjithe ai qytet dhe PS nuk paska asnje djale me shkollë dhe te ndershëm, por ka mbet ne dore te kësaj familjeje hajdute??? Çudi Përgjigju Loni: 18/09/2026 13:52 Cudi eshte nese nuk do u vinte ai po nje tjeter, i ngjisin Rames keto se me keto allazegjinera e mban pushtetin bej aheng shit shqiperine ke mjeshtrat izraelit; populli nuk be ze se kane halle te tjera big Brother Ferma Vip etj Andi: 18/09/2026 12:54 cdo gje e mundur sa te jete Rama ne pushtet Përgjigju Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3236 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?