Lajme Zone
Ish-deputeti Salianji: Plani për integrimin pa të drejtë vetoje të Shqipërisë në BE, zhvillim pozitiv! Berisha uzurpator i PD-së, sulmon gjithçka që bën kundërshtari politik
PolitikëReport TV

Ish-deputeti Salianji: Plani për integrimin pa të drejtë vetoje të Shqipërisë në BE, zhvillim pozitiv! Berisha uzurpator i PD-së, sulmon gjithçka që bën kundërshtari politik

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e cilësoi pozitiv planin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vetoje. Komentet Salianji i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se ky plan s'ka të bëjë fare me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. LEXO edhe...Integrimi pa të drejtë vetoje në BE, deputeti Muçi: S'd

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e cilësoi pozitiv planin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vetoje. Komentet Salianji i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se ky plan s'ka të bëjë fare me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. LEXO edhe...Integrimi pa të drejtë vetoje në BE, deputeti Muçi: S'do doja të ishim vend i kategorisë së dytë për interesat e Unionit! Shqipëria vend i korruptuar, Bashkimi Europian s'ka mbajtur qëndrim "Integrimi është i bazuar mbi meritën. Pra sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit, e kështu me radhë. Prandaj para se të bëhet anëtarësimi në BE, kalohet në shumë procese që të tregohet që funksionon parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Nga ana tjetër ky plan s'ka të bëjë fare me qeverinë. Për Shqipërinë nëse ndodh, është diçka pozitive", tha mes të tjerash Salianji. Salianji theksoi se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e 'zgjoi' nga gjumi Bashkimin Europian, për të mbajtur nën influencë vende si Shqipëria, Moldavia apo Serbia. "Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e zgjoi nga gjumi BE-në për të mbajtur nën influencë vende si Shqipëria, Moldavia apo Serbia", shtoi Salianji. Në përfundim Salianji tha se gabimi i PD-së dhe Sali Berishës është se sulmon gjithçka që bën kundërshtari politik, marrë shkas edhe nga mos-pranimi nga PD i planit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje. Duke thënë se Berisha është një uzurpator që ka marrë peng PD-së, Salianji shtoi se për shkak të këtyre qëndrimeve të kryedemokratit, zyrtarët e lartë të BE-së nuk i takojnë më përfaqësuesit e PD-së. "Këtu nuk ka ndonjë rol as qeveria dhe as opozita. Mos të kalojmë në delir. Nëse ka bërë një gabim PD në të kaluarën, por edhe tani, është që gjithçka që bën kundërshtari është e gabuar. Nuk është e Ramës kjo, është e BE. Së dyti, për shkak të këtyre qëndrimeve, por edhe edhe për shkak të lidershipit të imponuar që ka sot si uzurpator Sali Berisha, ju e dini që kjo zonja që është e Partive Popullore nuk i takon më përfaqësuesit e PD", tha mes të tjerash Salianji. Ora 22:07 Integrimi pa të drejtë vetoje në BE, deputeti Muçi: S'do doja të ishim vend i kategorisë së dytë për interesat e Unionit! Shqipëria vend i korruptuar, Bashkimi Europian s'ka mbajtur qëndrim Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, është shprehur se nuk e shikon si zhvillim pozitiv anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje.Komentet Muçi i bëri në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se nuk i intereson shqiptarëve që BE të anëtarësojë një vend të korruptuar si Shqipëria për interesa të vetë Unionit, në kategorinë e dytë të tij."Në radhë të parë vetë vendet e BE-së dhe vetë BE ndodhen në një krizë të thellë. Krizë që lidhet që me vendet e caktuara, Gjermania me krizën e industrisë së automjeteve. Me tarifat me marrëdhënien që kanë me Amerikën, me faktin që janë pas në aspektin teknologjik. Ndërkohë ekstremi i djathtë po vjen në pushtet në vende si Gjermania e Franca dhe po merr Parlamentin Europian. Në kuadër të këtyre surprizave të shumta, BE po përpiqet të paraqesë imazhin e zgjerimit e fuqizimit përmes pranimit të vendeve si Shqipëria dhe Mali i Zi.Fakti që BE nuk ka mbajtur realisht një qëndrim kritik ndaj qeverisë së Edi Ramës, në lidhje me ligje shkatërrimtare si ai i investitorëve strategjikë, ai i zonave të mbrojtura dhe paketës së maleve, duket sikur duke e ndarë në 2 kategori, pra vende të kategorisë së parë që përbëjnë ato yjet e BE-së dhe vendet e kategorisë së dytë. Unë s'do doja të isha vend i kategorisë së dytë, aq më tepër në një BE të mbizotëruar nga ekstremi i djathtë. Edi Rama është antivlera e asaj që supozohet të jetë BE. Nëse BE për interesat e veta gjeopolitike detyrohet të fusë edhe një vend të korruptuar në kategorinë e dytë të saj, nuk e di kujt i shërben kjo. Nuk e shoh si do përfitojë Shqipëria", tha mes të tjerash Muçi. Share R.Xh/Xh.K/ReportTv.al repolitix sali berisha edi rama integrimi ne be PD ervin salianji Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.7% Disi 7.3% Vota total: 4028 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?