Lajme Zone
Ish-deputeti i Lulit nis operacionin për shpëtimin e Erion Veliajt
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-deputeti i Lulit nis operacionin për shpëtimin e Erion Veliajt

Pasi i ka dalë boja çdo parimi dhe ka kaluar nga ish-krah i djathtë i Lulzim Bashës te një zar i veshur me aromën e tenderëve, Halit Valteri është katandisur në argatin e rëndë të radhës, duke u vërtitur pas lëvizjeve të dëshpëruara të Erion Veliajt për të nxjerrë kokën nga qelia.

Pasi i ka dalë boja çdo parimi dhe ka kaluar nga ish-krah i djathtë i Lulzim Bashës te një zar i veshur me aromën e tenderëve, Halit Valteri është katandisur në argatin e rëndë të radhës, duke u vërtitur pas lëvizjeve të dëshpëruara të Erion Veliajt për të nxjerrë kokën nga qelia.

Ndërkohë që Gjykata e Lartë ia ka lënë vulën mes katër mureve dhe dosja e tij rëndohet çdo ditë me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e deri te futja e sendeve të ndaluara në qeli, Lali, pasi doli “në emergjencë” drejt spitalit privat grabitqar “Salus”, ka nisur të sajojë pretekstet e radhës për t’ia mbathur nga qelia. Për këtë punë të pisët, i kanë lënë në dorë Halit Valterit mbledhjen e firmave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, një lëvizje që nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe kuptohet qartë se ku do të katandiset kur niset nga një njeri i tillë.

Në fakt, e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i radhës, sepse do të mjaftonte që avokatët e tij ose vetë Veliaj t’i drejtoheshin prokurorisë me një shkresë të thjeshtë për leje, por kanë zgjedhur të veprojnë përmes një sharlatani politik që është hedhur nga Luli te Lali.

Kjo lëvizje e dëshpëruar vjen menjëherë pas vendimit të qelisë dhe përkon me lëvizje të tjera të dyshimta, ku Dhoma e Avokatisë, nën drejtimin e Maks Haxhisë, detyron avokatët të bojkotojnë vetëm seancat në GJKKO, atje ku digjen interesat e krimit dhe korrupsionit, duke marrë peng vetë sistemin gjyqësor për hatër të klientëve të tyre.

Erion Veliaj, para se të kërkojë hyrje në mbledhjen e Këshillit për të larë fytyrën, duhet të shkojë e të ballafaqohet me drejtësinë për të gjitha bëmat e tij të zeza. Ndoshta do të ishte mirë që prokurorët t’ia jepnin atë leje, që qytetarët e Tiranës t’i rezervonin më në fund një pritje të merituar atij që e bëri kryeqytetin çorap!