22 ORE ME PARE Irfan Hysenbelliu jep ryshfete dhe falsifikon fatura Irfan Hysenbelliu shkëlqen në materialin ekskluziv të CNA-së, ku dalin në dritë edhe hiletë dhe manovrimet që bën me faturat e bizneseve të tij. Investigimi fshin në pak minuta misterin e gjoja letrave të rregullta të Irfanit, për të cilat ai gëzon imunitet nga prokuroria, ndonëse ka miliona euro detyrime të papaguara shtetit shqiptar.
Shihet aty në video, e shpjeguar në detaje me figurë dhe me zë nga një eksperte auditi, se si shkruhen faturat si t?i dojë Irfani për t?iu fshehur kontrolleve dhe detyrimeve ligjore. Bëhet fjalë për fatura të pavërteta, që qarkullojnë midis disa kompanive të tij dhe mediave të tij, për të humbur gjurmët, hidh me një dorë dhe zhduke me tjetrën. Skema të kapura nga tatimet por që mbyllen në prokurori. Irfani është zhongleri i ryshfeteve, kur bie në hall për të paguar shumat e vërteta të detyrimeve, fut një sulm a një kërcënim diku tjetër, se ai është gogoli i të gjithëve, e kanë frikë se ai të bën gjëmën me shkrime dhe nuk ka askush fuqi të mbyllë gojët e mediave të tij shantazhuese.
Por Irfani nuk prodhon vetëm gazeta, televizion dhe birra, ai ndërton edhe resorte turistike pa leje dhe me shkelje teknike e ligjore. Të gjithë e kujtojnë Irfanin dhe përfaqësuesit e tij se si qanin dhe ankoheshin për padrejtësinë e madhe që po u bëhej, teksa po shembeshin ndërtimet pa leje në bregdet.
Irfani u kujtonte atëherë politikanëve drekat që kishin ngrënë aty me të, madje shembja e atyre ndërtimeve pa leje u quajt edhe sulm i rëndë shtetëror ndaj medias kurajoze, që denonconte korrupsionin, kur vetë pronari i asaj medieje është një i korruptuar që korrupton të tjerët. Skandalet e Irfan Hysenbelliut janë të përditshme dhe të pafundme, shkeljet e tij ligjore janë të pafundme dhe tashmë të zbuluara dhe të ditura botërisht, por ndaj tij nuk vepron askush.
Të gjithë i qajnë hallin, se gjoja po i bien më qafë kot, se ai është pronar i medias kurajoze dhe asnjë institucion nuk po i afrohet ende perandorisë së tij të mashtrimit, ku kanë bërë duart pis shumë gjyqtarë, prokurorë, financierë, tatimorë dhe ndërtues, të gjithë prapa perdes së medias së fuqishme, që përdoret si shkop gome për të mbrojtur korrupsionin e Irfan Hysenbelliut./ CNA 1 DITE ME PARE Irfan Hysenbelliu mbyll 6 dosje hetimore/ Prokuroria nën ‘thembrën’ e pronarit të medias Shpesh kemi dëgjuar për hetime dhe dosje që nuk mbyllen prej shumë vitesh nga prokuroria. Njerëzit vijnë rrotull nëpër gjykata dhe prokurori për shumë vite, dhe drejtësia për ta vepron shumë ngadalë, ose nuk vepron fare, por dosjet janë aty, aktive në pritje të provave dhe hetimeve shtesë. Kemi dëgjuar nga ana tjetër edhe për favorizimet dhe imunitetin, që Irfan Hysenbelliut i ka dhënë prokuroria, megjithëse dihet botërisht se ai ka bërë një mori shkeljesh ligjore dhe abuzime financiare, si mospagime taksash, e të tjera, por për herë të parë në materialin ekskluziv të CNA-së dëgjojmë hapur me zë dhe figurë për lidhjet e tij me kryeprokurorin e Tiranës. Ata hanë e pinë bashkë, bëjnë pushime verore dhe ja, 'fap', me një të rënë të lapsit, kryeprokurori i mbyll 6 dosje, jo 1, as dy, por 6 dosje. Kjo është shumë revoltuese ta dëgjosh dhe akoma më shumë ta shohësh që të ndodhë, dhe madje të neveritesh se si Irfani mburret që arrin të komandojë një kryeprokuror për të mbyllur çështje hetimore.
Kjo është pamja më e shëmtuar e drejtësisë shqiptare, e vënë poshtë nën 'thembrat' e Irfan Hysenbelliut. Ky është llumi ku është zhytur Irfani, dhe ku ka zhytur bashkë me veten drejtues të lartë të prokurorisë, duke mbuluar gjithçka me mundin dhe djersën e gazetarëve që punojnë në mediat e tij.
Ai i ka shndërruar mediat që ka në pronësi si qen sulmi dhe në bunker për punët e veta. Irfan babaxhani mbyll dosjet e veta në prokurorinë e Tiranës, në bashkëpunim të hapur me drejtuesin kryesor të këtij institucioni, dhe mburret nëpër restorante në dreka e darka me zyrtarë të tjerë se si i bindet kryeprokurori. Irfani kameleoni di shumë të shndërrohet në kuçedër për ata zyrtarë, gjyqtarë e prokurorë, që nuk binden për të plotësuar kërkesat e tij. Në materialin ekskluziv shihet qartë për herë të parë se sa poshtë ka rënë organi i prokurorisë, duke shkelur ligjet e shtetit përballë një njeriu që shet ndikim dhe favore, që manipulon notat e nxënësve dhe studentëve në sistemin arsimor, që ndërhyn nëpër spitale, dhuron pushime të përbashkëta me prokurorë dhe bën shoqëruesin e prokurorit, që ai të mos ndihet i vetmuar në punët monotone të drejtësisë.
Çfarë duhet të shohim më tepër në TV, se sa kjo lëtyrë e shkeljeve ligjore të Irfan Hysenbelliut në bashkëpunim me kryeprokurorin e kryeqytetit, derisa institucione të tjera të vihen në lëvizje për të rihapur çështjet.
Se ato nuk janë 6 kuti me ftesa dasme, por janë 6 dosje me shkelje ligjore, të dyshuar si faje penale ose administrative.
Kur do prokuroria të nxin jetën edhe për çështje më të vogla, të mban zvarrë me vite dhe në fund kërkon dënime maksimale për shkeljet që zbulon. Por ja, Irfani e pranon hapur se mjaftojnë disa favore dhe pak miqësi me prokurorin, që dosjet të mbyllen një nga një, sikur të jenë romane letrare dhe jo sikur janë dokumente me shkelje. Prokuroria po hesht ende, pasi materiali ynë ekskluziv denoncoi hapur se si kryeprokurori dhe Irfani mbyllën 6 dosje, madje edhe se si ky i fundit mburret në mjedise të tjera për ndikimin që ka mbi prokurorinë, duke e shkelur me këmbë dhe duke e shkelmuar tutje./CNA 2 DITE ME PARE Irfan Hysenbelliu korrupton drejtësinë/ Favoret në shkolla e spitale, që u "mbyllin gojën" prokurorëve Në materialin ekskluziv publikuar dy ditë më parë nga CNA treguam me detaje se si Irfan Hysenbelliu, ky gjoja bos i mediave, nuk është asgjë tjetër veçse një spekulant, i cili korrupton njerëz të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë, ekspertë tatimesh dhe ndërtimesh, falsifikon fatura dhe raporte, si dhe njerëz të drejtësisë europiane, duke u tundur para syve logot e gjoja mediave të veta. Këtu mësohet korrupsioni miliona euro i Irfan Hysenbelliut.
Ai dhe këshilltari i tij, Ardian Xhyherri pohojnë me zë dhe me figurë se Irfani ka një fuqi të madhe edhe mbi pushtetin gjyqësor dhe "ushqehen" nëpër restorante me të. Irfani njeh njerëzit e duhur, ministrat e duhur, ata që japin lejet dhe të gjithë mundësitë e tjera. Miqësia me politikanët nuk është kurrë e vërtetë, mendon Irfani, por është një akt marrje dhe dhënie. Ata nuk janë miq, por shesin e blejnë pushtetin që zotërojnë; Irfani shet ndikimin mediatik, njerëzit e drejtësisë i shesin pretencat, provat dhe vendimet. Shpesh kemi dëgjuar për favorizime dhe imunitetin, që Irfanit i ka dhënë Prokuroria, megjithëse ka bërë një mori shkeljesh ligjore dhe abuzimesh financiare, si mospagime taksash, e të tjera. Me fuqinë e heshtur të frikës dhe me pushtetin e dukshëm të medias, ai arrin të përfitojë, duke lëvizur prapa skenës. Ndihma e medias iu jep zyrtarëve problematikë shumë mundësi, si edhe mbështetje në shumë e shumë mënyra. Kemi të bëjmë me përfitime personale direkte. Irfani u jep njerëzve të drejtësisë ndihmë në mënyra të ndryshme, për shembull, i ndihmon në spital, i ndihmon që nipat dhe mbesat të kalojnë provimet nëpër shkolla dhe këto ndere shpërblehen me mbrojtje në fushën e gjyqësorit, ku Irfani ka probleme. Ky është Irfan Hysenbelliu i vërtetë!
Frikëson këdo me mediat e tij, korrupton me para të pista zyrtarë, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe pasi ua 'mbyll gojën' të gjithëve, vazhdon që të mburret si pronar i medias që lufton korrupsionin dhe mbron fjalën fjalën e lirë dhe lirinë e shprehjes në vendin tonë, ku institucionet shtetërore kanë vite, që nuk guxojnë të nxjerrin të palarat e tij në shesh, se ai të qepet për ditë me radhë dhe të diskretiton me tituj në faqet e para të gazetës dhe televizionit të tij.
Jetojmë në kohën e moralit të Irfanëve…?! /CNA 3 DITE ME PARE Hysenbelliu keqpërdor pushtetin e medias/ “Dy ditë lajm i parë, rrënohesh, ose rritesh” Materiali ekskluziv nga CNA nxjerr për herë të parë në publik, në dritë të diellit, fytyrën e vërtetë të Irfan Hysenbelliut, dhe përmasat dramatike të shkeljeve të rënda ligjore, që ai bën duke keqpërdorur pushtetin e medias.
Poshtë ambalazhit të medias dhe gazetarisë së lirë, fshihet bota e errët e Irfanit, manipulatori që sugjestionon publikun si pronar mediash, por i shfrytëzon ato për të mbuluar operacionet e veta kriminale dhe antiligjore. Në materialin ekskluziv të CNA, shihet më qartë se kurrë ndonjëherë vetëdija e plotë e abuzuesit Irfan Hysenbelliu për fuqinë e vërtetë të medias dhe shpërdorimin e kësaj fuqie për qëllimet e tij të errëta për të korruptuar zyrtarë në të gjithë sistemin.
Pranë Irfanit qëndrojnë këshilltarë si Ardian Xhyheri, dikur bankier i shtetit, ndërsa tani e ndihmon Irfanin që të zvarritet nëpër gjirizet e antiligjit, i mbuluar gjithandej me logot e mediave të tij. Irfani kërcënon këdo se mund t?i mbajë dy ditë në faqen e parë të gazetës për t?i shkatërruar ose për t?i ngritur lart. Me këtë fuqi të frikshme, njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, ulen, hanë e pinë me Irfanin nëpër restorante, se i druhen forcës së tij mediatike. Irfani e ka kuptuar se sa e fuqishme është e media e vërtetë, por ai ia vjedh këtë fuqi medias për të shtuar fuqinë e tij, duke i ndërsyer ose frenuar gjoja mediat e veta kundrejt zyrtarëve të lartë dhe gjithë sistemit shtetëror.
Ai shfrytëzon guximin dhe talentin e gazetarëve për të zbuluar dhe denoncuar korrupsionin, duke i përdorur si mburojë njerëzore për pisllëqet e tij, duke shndërruar si ujqër për të kërcënuar zyrtarët, ku ai ka interes për të kërkuar dhe përfituar favore gjyqësore, financiare dhe ndikim politik. Irfani e mban median e tij si një shkop bejsbolli mbi kokat e gjithë atyre që mund të guxojnë ta denoncojnë korrupsionin dhe abuzimet e tij me ligjin. E vërteta del gjithmonë në dritë dhe mjegulla e madhështisë së Irfanit po largohet, dhe tani po shohim krimet e tij të vërteta./ CNA LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

