Lajme Zone
Irani nxit ushtarët: Kapni ose vrisni amerikanët, kush ia del do të ketë 30 mijë dollarë shpërblim
BotëReport TV

Irani nxit ushtarët: Kapni ose vrisni amerikanët, kush ia del do të ketë 30 mijë dollarë shpërblim

Irani nxit ushtarët që të kapin peng ose të vrasin ushtarët amerikanë. Për këtë premtohet një shpërblim prej 30 mijë dollarësh për ata që do t’ia dalin. Negociata duket se kanë ngrirë teksa parlamenti në Iran diskuton sot 2 projektligje për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.

Irani do të paguajë çdo ushtar që arrin të kapë apo vrasë një ushtar amerikan duke shpallur publikisht një shpërblim nxitës për forcat e veta të armatosura. “Çdo forcë iraniane që arrin të kapë ose të vrasë një agresor amerikan do të marrë një shpërblim prej 30 mijë dollarësh”, deklaroi komandanti i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, i cituar nga agjencia Fars. LEXO edhe...President nga zarfi Ndërkohë, parlamenti iranian diskuton sot një projektligj mbi “sigurinë dhe zhvillimin e Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit Persik”, si dhe një tjetër projektligj për “kundërvënien ndaj ndërhyrjeve të huaja”. Projektligji i parë përmban një nen që do të ndalonte kalimin në Ngushticën e Hormuzit të “çdo anijeje që transporton pajisje dhe ngarkesa në pronësi të SHBA-së, Izraelit dhe vendeve armiqësore ndaj Iranit”. Parimet e përgjithshme të të dy projektligjeve janë miratuar nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme të Parlamentit iranian. Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngrirë dhe nuk ka asnjë sinjal riafrimi. Irani pretendon se Ngushtica e Hormuzit kontrollohet nga ata. Trump të shtunën deklaroi se do e shpallë territor amerikan ndërsa Sekretari i Thesarit ka premtuar izolim të egër ekonomik të Teheranit. P.J/ReportTv.al iran lufta në Iran SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.1% Shoqëria 24.1% Social media 16.7% Vota total: 1201 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?