Lajme Zone
Irani: Nuk kërkuam negociata me SHBA-në, por do të pranojmë ndërmjetësin e Katarit
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Irani: Nuk kërkuam negociata me SHBA-në, por do të pranojmë ndërmjetësin e Katarit

Irani ka mohuar se ka kërkuar rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord të vazhdonin bisedimet.

Irani ka mohuar se ka kërkuar rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord të vazhdonin bisedimet. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, theksoi se Teherani nuk ka bërë asnjë kërkesë për negociata me SHBA-në. Megjithatë, ai konfirmoi vizitën në Iran të një ndërmjetësi nga Katari, sipas raportimeve të televizionit shtetëror iranian. Më herët gjatë ditës dje, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar të zhvillonin bisedime me Iranin pasi, sipas tij, Teherani kishte kërkuar vazhdimin e negociatave. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se armëpushimi i arritur mes palëve në muajin qershor tashmë ka skaduar, duke lënë të paqartë ecurinë e mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vendeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: irani SHBA