Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha pas mbledhjes së qeverisë dse procedurat për riakreditimin e fondeve IPARD janë në fazat finale dhe se fondet pritet të bëhen së shpejti të disponueshme. “Ne presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për dhënien e fondit IPARD dhe patjetër që është një proces i cili ka qenë i zgjatur. Kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar. Është në fazat finale të tij dhe presim që shumë shpejt fondet do të hapen. Është fond shumë i rëndësishëm, që ndikon në zhvillimin e bujqësisë në vend", tha Ibrahimaj. Ibrahimaj tha gjithashtu se problematikat që kanë shoqëruar fondet IPARD nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë dhe se proceset për zgjidhjen e tyre tashmë janë adresuar. LEXO EDHE:Qeveria premton më shumë mbështetje për sipërmarrjen, Ibrahimaj: Gati të trefishojmë fondin e garancisë sovrane “Shqipëria nuk është vendi i vetëm që ka pasur problematika me IPARD dhe ato janë tashmë të zgjidhura”, theksoi ministrja", shtoi ajo. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:28 Ibrahimaj: Brenda këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike (VIDEO) Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha sot se qeveria po përgatit një model të ri për prokurimet publike, me synim rritjen e transparencës, kontrollit dhe gjurmueshmërisë së fondeve.Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se brenda vjeshtës pritet të nisin procedurat për përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike."Sapo përfunduam mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën, ndër të tjera, diskutuam gjerësisht për prokurimet publike dhe për nevojën për të pasur një sistem më të qëndërzuar dhe më transparent të prokurimeve publike. Ne shpeshherë gjatë vitit kemi diskutuar për sistemin e ri të inteligjencës artificiale, i cili do të përfshihet në prokurimet publike. Jemi në fazat e fundit të finalizimit të detajeve dhe, duke qenë se presim që shumë shpejt, pra brenda vjeshtë të këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike, donim të rishikonim mënyrën se si ato bëhen, në mënyrë që të jenë më transparente dhe më të prekshme për qytetarët", tha Brahimaj.Brahimaj shtoi se sot u prezantua edhe një model i ri, në të cilin Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të ketë një rol më të madh në proceset e prokurimit publik."Më herët kemi thënë se është e rëndësishme që në platformën “PasqyraAlbania” të kemi një informacion të detajuar mbi prokurimet publike, ku qytetarët jo vetëm të kenë akses mbi cilat janë prokurimet që kryhen dhe përfundimin e tyre, por të kenë akses edhe mbi zbatimin e kontratave të prokurimeve.Ndaj edhe kemi diskutuar sot dhe është prezantuar një model në të cilin jo vetëm Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) do të marrë më shumë peshë në kryerjen e proceseve të prokurimeve publike, por edhe do të sinkronizohen të gjitha sistemet e Ministrisë së Financave, të Agjencisë së Prokurimit Publik, por edhe të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe të zbatimit të kontratave, deri në pikën finale të sistemeve të fiskalizimit. Në këtë mënyrë, në çdo moment, fondet publike do të jenë të gjurmueshme, të kontrollueshme dhe transparente për të gjithë ata që do të jenë të interesuar", tha ajo. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: fondet e IPARD Delina Ibrahimaj Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3952 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
