Lajme Zone
"Dyfisho sipërmarrjen tënde"/ Rama: 400 biznese kanë hyrë në proces
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Dyfisho sipërmarrjen tënde"/ Rama: 400 biznese kanë hyrë në proces

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin për...

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin për programin "Dyfisho Sipërmarrjen tënde” që është krijuar për të mbështetur me kredi të butë biznesin e vogël dhe të mesëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo skemë ofron një kredi me interes deri në 2% dhe një garanci shtetërore deri në 70%.

Ai bëri me dije më tej se rreth 400 biznese janë në proces, ndërsa deri në datën 5 ka pasur 32 kredi të miratuara për një vlerë 5 milionë euro. “Programi Dyfisho Sipërmarrjen Tënde ka ardhur si nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla e të mesme që ia kanë dalë të formësohen e t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur, të përballojnë edhe vështirësitë që ka çdo biznes dhe sot kanë akumuluar dije, qartësi si mund të rriten por nuk kanë mundësitë financiare për tu rritur pasi në kushtet e një sektori bankar ku interesat janë jo fort të favorshme por edhe për shkak të masës që kanë këto biznese, kanë nevojë për një dorë, për një mbështetje. Për këtë arsye kemi krijuar këtë skemë e cila ofron një kredi me interes deri në 2% praktikisht shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%. Financimi shkon deri në 2 mln euro me një afat prej 10 vjetësh. Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm, pra të gjithë ata që kanë një ide në kokë dhe një plan si të rriten por kanë nevojë për financim. Shohim një rritje të interesit. Kemi sot rreth 400 biznese që janë në proces, deri në datën 5, kemi 32 kredi të miratuara për një vlerë 5 milionë euro dhe ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar. Në gusht, 5, në shtator 20 dhe tani 7. Hapësira është për shumë më tepër, prandaj po flasim me ju që të inkurajojmë dhe të tjerët”, tha Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.