“Jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD 3”, tha Petrit Malaj më 30 janar 2026. “Për fondet IPARD, jemi në fazën përfundimtare të vlerësimit”, tha Andis Salla për Report TV më 8 korrik 2026. Në mes të shtatorit, Brukseli nuk konfirmon një afat për hapjen e IPARD III. Në një përgjigje për Report TV, thekson se janë ende duke vlerësuar kërkesën e bërë nga Shqipëria në prill 2026, për çeljen e fondeve dhe për vlerësimin e masave që kanë marrë institucionet shqiptare për të mbrojtur fondet e BE-së. LEXO EDHE:Pas dështimit të bisedimeve tregtare me SHBA-në, Kanadaja kërkon statusin e 'anëtarit të asociuar' në Bashkimin Europian “Në prill 2026, autoritetet shqiptare i kanë paraqitur Komisionit Evropian kërkesën për vlerësimin e detyrave të zbatimit buxhetor për masat e programit IPARD III 2021–2027. Shërbimet e Komisionit po e vlerësojnë këtë kërkesë, duke marrë në konsideratë, ndër të tjera, gjetjet e OLAF-it, si edhe përmirësimet e bëra nga autoritetet shqiptare në sistemin e tyre të menaxhimit dhe kontrollit për zbatimin e IPARD III”, thotë KE. Vetëm pasi të sigurohen që Shqipëria i ka përmbushur detyrat për të garantuar përdorim me efektivitet të fondeve të IPARD, mund të kalohet në fazën tjetër atë të lidhjes së marrëveshjes me Komisionin Evropian për të nisur zbatimi i programit IPARD III. “Pasi procedura të përfjë, Qeveria e Shqipërisë dhe Komisioni Evropian do të duhet të lidhin Marrëveshjen Financiare për zbatimin e programit IPARD III. Kjo marrëveshje do të bëjë të disponueshme fondet e BE-së për Shqipërinë. Aktualisht nuk është e mundur të thuhet se kur mund të miratohet delegimi dhe, për rrjedhojë, ende nuk dihet data e fillimit të zbatimit të programit IPARD III në Shqipëri”, vijon përgjigja. Ndërsa për fondet e IPARD II, për të cilat ka dyshime se është abuzuar, Brukseli thotë në përgjigje se çdo shpenzim i parregullt do kthehet pas, por pa dhënë më tepër detaje mbi vlerën që dyshohet se është keqpërdorur. “Për programin IPARD II 2014–2020 dhe rrezikun ndaj fondeve të BE-së të lidhur me parregullsitë, aktualisht është në zhvillim një procedurë dypalëshe mes Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare. Çdo shumë që konstatohet se është shpenzuar në mënyrë të parregullt ose pa të drejtë, do të duhet t’i kthehet buxhetit të Bashkimit Evropian. Meqenëse kjo procedurë dypalëshe është ende në vijim, për momentin nuk mund të jepet informacion i mëtejshëm”, thotë KE. Në përfundim të përgjigjes Brukseli thekson se janë “të gatshëm të vijojnë mbështetjen për fermerët shqiptarë, me kusht që interesat financiare të BE-së të mbrohen në mënyrë të duhur”. IPARD III ka 9 masa në total dhe vlera e parave që pritet të përfitojnë fermerët shqiptarë është 112 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe 34 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ky program do të mbështesë fusha si infrastruktura rurale, ndërtimi i tregjeve, Agro-përpunimi apo Agro-turizmi, pylltaria, asistenca teknike e këshillimi. Komisioni Evropian ndërpreu mbështetjen e bujqësisë shqiptare përmes fondeve të IPARD në gusht të 2023-shit për shkak se OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që nisën nga denoncime të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Dosja aktualisht po hetohet edhe nga drejtësia shqiptare. P.J/U.D/Shqiptarja.com TAG: ipard BE Komisioni Europian Petrit Malaj andis salla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6977 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
