Lajme Zone
INVESTIGIMI/ Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut
EkonomiCNA

INVESTIGIMI/ Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut

Korrupsioni, aferat, skandalet e Irfan Hysenbelliut, n...

Irfan Hysenbelliu Korrupsioni, aferat, skandalet e Irfan Hysenbelliut, njeriut që po kërkon nëpërmjet një gjyqi në arbitrazh t’i rrëmbejë Shqipërisë nga 300-600 milionë euro.

Një investigim, ku me zë dhe figurë, shqiptarët do të shohin se si Irfan Hysenbelliu ndërton skema për të kapur edhe drejtësinë në arbitrazh, si ka mbyllur të paktën 6 çështje në Prokurorinë shqiptare, si korruptonte zyrtarët e shtetit që i shkonin në bizneset e tij.

Faturat fiktive, korrupsioni, kapja e drejtësisë dhe përdorimi i medias me vetëdije për qëllime kriminale në shkelje të ligjit duke korruptuar drejtësinë, zyrtarët dhe duke mashtruar institucionet. Skandale dhe afera/ Një tjetër mashtrim nga Irfan Hysenbelliu

28 Tetor, 12:08 CNA do të sjellë sot, ditën e premte, në orën 14:00, videon e plotë të investigimit ku në një përmbledhje rreth 7 minuta do të shfaqet fytyra e vërtetë e krimit në media.

Jo se të tjerët ndoshta bëjnë më pak, por Irfan Hysenbelliu është njeriu që e ka përdorur median për qëllime kriminale, të cilat kjo video i thotë të plota.

Jo vetëm kapja e prokurorit të Tiranës, jo vetëm korruptimi i drejtësisë, jo vetëm korruptimi i zyrtarëve të shtetit, jo vetëm faturat fiktive, por shumë më shumë sesa kaq, të gjitha tashmë kanë një fytyrë tjetër dhe CNA ka zbuluar lëvizjen e Hysenbelliut për të rrëmbyer nga xhepat e shqiptarëve nga 300-600 milionë euro edhe duke fryrë raportet, edhe duke kapur gjyqtarë të huaj, për një qëllim final, mbushjen e xhepave të tij të pistë që qelbin me erën e korrupsionit, të cilin pas këtij investigimi duhet ta trajtojnë institucionet ligjzbatuese për të çmontuar jo një biznes, por një strukturë të tërë kriminale në media. Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët 29 Tetor, 10:58 Në orën 14:00 shikoni CNA TV, në kanalin 44 në DigitAlb, në platformën Klani IM, në kanalin 23 në transmetim tokësor, ku do të kuptoni se Irfan Hysenbelliu që luan rolin e viktimës, në fakt është dhunues, që përdor gazetarët si mbulesë njerëzore për të fshehur ndyrësitë e tij.

Prapa “lirisë së fjalës” qëndron makineria e tij e kërcënimeve, korrupsionit dhe deri pastrimit të parave.

Në emër të gazetarisë apo medias, gjyqtarë, prokurorë, mbyllin çështjet e Irfan Hysenbelliut, aferat dhe skandalet e tij.

Pushteti i mediave të Irfanit është pushteti i korrupsionit dhe skandaleve të tij.

Në video do të flasin këshilltarët e Irfanit, drejtues të kompanive të tij, auditues, drejtorë, të cilët në një material të plotë do të zbërthejnë kush është Irfan Hysenbelliu, pse i përdor ai mediat.

Një video që do të trondisë thellë opinionin publik, ku do të tregohet se si kërkohen t’u merren qindra miliona euro shqiptarëve, duke shkuar deri te kapja e drejtësisë në arbitrazh ndërkombëtar, për t'u kthyer te prokurorët që mbyllin dosjet e Irfanit dhe çështjet e tij me drejtësinë.

Një video ulëritëse, të cilën duhet ta shohin mirë të gjithë shqiptarët, por në veçanti prokurorët e SPAK-ut, se ata të Tiranës janë thjesht vegla të Irfanit.

Në orën 14:00 në CNA TV dhe CNA.al ju ftojmë të shikoni Irfan Hysenbelliun e vërtetë.

Përtej mjegullës mediatike do të zbuloni fytyrën e vërtetë të krimit në media.

Investigimin e plotë do të mund ta ndiqni në të gjitha platformat tona online YouTube: City News Albania TV, në Facebook në CNA MEDIA, në Instagram: Cna.al dhe Cnatv.lajme, si dhe në TikTok: Cna.media

P.S: Mund të na telefonojë kush të dojë, mund të ndërhyjë kush të dojë, por përgjigjja është një për të gjithë: VIDEOJA DO TË PUBLIKOHET NË ORËN 14:00 DHE ËSHTË NJË BOMBË E VËRTETË! / CNA

Për më tepër na ndiqni live në www.cna.al Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.