Bordi i Transparencës ka vendosur sot, më 30 tetor, rritjen me 6 lekë të çmimit të naftës, e cila do të shitet me 218 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i benzinës është ulur me 2 lekë, duke shkuar në 179 lekë për litër. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë të naftës do të jetë 206 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 167 lekë për litër. LEXO edhe...Bordi ul me 1 lekë çmimin e naftës, shitet me 212 lekë/litër! Benzina 9 lekë më pak, shitet me 181 lekë/litër Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00, dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. Kujtojmë se një ditë më parë, nafta shitej me 212 lekë për litër, ndërsa benzina me 181 lekë për litër. Bordi ka paralajmëruar të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve se janë të detyruar të respektojnë çmimet e përcaktuara. Në rast të shkeljeve, do të vendoset pezullimi i aktivitetit. U.D/ReportTv.al bordi i transparences çmimi i naftes benzine Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 40.8% Nuk e di 9.5% Vota total: 294 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

