Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Interpelanca/ Spahia: Përse iku Sala? Opozita i ndërpret fjalën, ministrja Spahiu: Në 2027-ën sjell PET Scan-in ose jap dorëheqjen


Deputeti i PD Bardh Spahia gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu kërkoi sqarime për dorëheqjen e Evis Salës. “E kemi kërkuar këtë interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë për situatën të rënduar në sistemim shëndetësor që gjatë muajit të fundit është përfshirë në disa skandale, që kulmuan me dorëheqjen e Salës pa dhënë shpjegime e deri në emërimin nepotike të kus

Deputeti i PD Bardh Spahia gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu kërkoi sqarime për dorëheqjen e Evis Salës. “E kemi kërkuar këtë interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë për situatën të rënduar në sistemim shëndetësor që gjatë muajit të fundit është përfshirë në disa skandale, që kulmuan me dorëheqjen e Salës pa dhënë shpjegime e deri në emërimin nepotike të kushërirës së parë e bashkëshortes së kryeministres. Por pyetja është se Sala u shkarkua se nuk pranonte të firmoste nën presionin e kryeministrit apo se në 6 javë autorizoi realizimin 12 shpalljeve të tenderave me vlerë 105 milionë euro. Qytetarët shqiptarë e provojnë çdo ditë në kurrizin e tyre, peshën e korrupsionit. Ministrat e shëndetësisë ikin dhe vijnë pa lënë asnjë gjurmë dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi. Shkarkohet ministrja në më pak se një vit punë dhe askush nuk jep asnjë përgjigje dhe të mbajë përgjegjësi. Askush nuk mban përgjegjësi as për grabitjen e parave publike, në vend që të shkojnë për investime në shëndetësi”, tha deputeti i PD, Bardh Spahia. LEXO edhe...Berisha-Spahiut: Paraardhësja juaj ka qenë një studiuese e rrallë! Mbrojti integritetin e vet me dorëheqjen Ndërkohë fjala e Klodiana Spahiut nisi me ndërprerje nga ana e opozitës duke bërë që disa herë të ndërhynte nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi. Minstrja e Shëndetësisë që në fillim foli edhe për OSHIS. "Kjo është interpelanca e parë pasi kam marrë detyrën. Dua të ndalem në çështjet për interpelancë. Po marr si shembull dializën: përshembull në 2004-ën shërbimi ka qenë shumë i kufizuar dhe shumë pacientë shkonin drejt Maqedonisë së Veriut. Prandaj ndërtimi i kapacitetve publike ka rëndësi të jashtëzakonshme. Nëse doni ta trajtoni shëndetësinë si shërbim grash është puna juaj. Pas përfundimit të kontratës shteti merr administrimin për këto shërbime. S’bëhet fjalë për kalimin nga një operator te tjetri, apo për të përgojuar gra e vajza që kanë punuar me mua në 100 orët e para të punës. Marrja në adminsitrim publik nuk është qëllim në vetvete, por pacienti të mos e ndjejë ndryshimin si pasiguri. Pacienti duhet të vazhdojë të marrë shërbimin, pa ndërprerje, dhe me përgjegjshmëri institucionale. Ndryshimi i emërtimit nuk nënkupton krijimin e një institucioni të ri privat, por shoqëri ekzistuese me kapital 100% shtetëror, nuk kemi tranferim të kompetencave publike te një subjekt privat. Harrojeni që në një pozicion pune do vendoset një burrë një grua kushdo qoftë që nuk e ka ritmin tim, do jem javë për javë me ju në interpelancë për të treguar që njerëzit e punës nuk duhen bojkotuar. Sistemi shëndetësor është aset kombëtar, burimet e këtij aseti kombëtar ju politikanët i keni degjeneruar për arsyet tuaja dhe njerëzit punëtorë që i keni përgojuar për interest tuaja pesonale do jenë në krahun tim deri në minutën e fundit edhe sikur një javë të rri në këtë detyrë. Çdo orë të punës do të jem në shërbim të qytetarëve. Nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës unë do të jem aty. Në 2027-ën ose do sjell Pet Scanin ose do jap dorëheqjen. Mos u merrni me emra grash se do të mbeteni burra me damkë", tha ajo. lajm ne perditesim... Ora 13:57 Berisha-Spahiut: Paraardhësja juaj ka qenë një studiuese e rrallë! Mbrojti integritetin e vet me dorëheqjen Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua Ministres së re të Shëndetësisë, se Evis Sala me dorëheqjen e saj mbrojti integritetin e vet. Berisha tha gjithashtu se Sala ka qenë një studiuese e rrallë.“Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua dhe u stërbetua këtu, duhet t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë, ua them unë, me punime që po t’u marrësh ju të gjithë së bashku, nuk bëni as një të dhjetën e saj. Në një moment të caktuar, kur thoni ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres. E vërteta, me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet, duhet ta them, pavarësisht nga akuzat e lëshuara mbi të, por ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim”, tha Berisha.Ndër të tjera ai shtoi se sistemi shëndetësor gjithnjë ka nevojë për t’u përmirësuar, duke sjellë në vëmendje kohën e Covid."Pa dyshim që sistemi shëndetësor gjithnjë ka nevojë shumë të madhe për t’u përmirësuar, por një gjë kishte, në ato vite Shqipëria renditej e tretë në Evropë për aksesin, pra për mungesën e radhës. Së dyti, nuk kishte mungesa ilaçesh për sëmundjet malinje sepse në mënyrë absolutisht u bliheshin me çdo kusht. Së treti, një sistem mbi 100 milionë euro u investua në imazheri.Pra, nuk them se nuk kishte të meta, por statistikat tregojnë se sot shqiptarët paguajnë 50 përqind më shumë nga xhepi nga sa paguanin në ato vite. Mos bëj avokatinë e atyre akteve të tmerrshme, ku sterilizimit iu rrit çmimi 83 herë. Ndaj dhe je shumë folklorike kur del e betohesh këtu se je transparente.Po si mund t’i dalësh ti zot këtu sterilizimit? Ka ndodhur si ka ndodhur, po e kanë paguar me qindra jetë. A e di ti sa vdiqën nga Covid-i?20 mijë vdekje. Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për vdekje. Dhe ti je mjeke, ti e di fare mirë se ajo erdhi nga mashtrimi i të sëmurëve, nga një sharlatanizëm kriminal që bëhej çdo gjë për të shtruar të sëmurët dhe mbante Shqipëria gjysmën e shtretërve të Covid-it që kishte Kosova. Pse e lidh veten ti? Pse na bën histori këtu? Share Xh.K/ReportTv.al Klodiana Spahiu Bardh Spahia Kuvend 17 shtator 2026 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2059 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?