Të shtunën më 25 korrik do të zhvillohet International Half Marathon & Minimarathon Enkelana Edicioni V në Pogradec. Lidhur me këtë maratonë janë marrë disa masa ku do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa akse rrugore. Sipas njoftimit maratona starton në orën 19:00 deri në orën 21:30. Bllokimi i qarkullimit do të jetë në Pogradec -Buçimas -Tushemisht -kthim në qendër të Pogradecit. Gjithashtu Brenda qytetit do të ketë bllokim tek Bulevardi Reshit Çollaku dhe Bulevardi Kajo Karafili. Si rrugë alternative mund të përdoret aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë. “Në kuadër të zhvillimit të International Half Marathon & Minimarathon Enkelana Edicioni V, që do të zhvillohet më 25 Korrik 2026, nga ora 19:00 deri në 21:30, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këto akse rrugore: Pogradec Ora: 19:00 – 21:30 Pogradec – Buçimas – Tushemisht – kthim në qendër të Pogradecit Ora: 19:00 – 21:30 Brenda qytetit, në të njëjtin orar, do të jenë të bllokuara: Bulevardi Reshit Çollaku Ora: 19:00 – 21:30 Bulevardi Kajo Karafili Ora: 19:00 – 21:30 Njoftohen përdoruesit e aksit nacional të juglindjes se, gjatë këtij intervali kohor, lëvizja mund të kryhet nëpërmjet aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, si itinerar alternativ. Ftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët të tregojnë mirëkuptim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë rrugore si dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me kufizimet e përkohshme të qarkullimit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në realizimin e kësaj maratone sportive ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. 1 / 2

