Lajme Zone
Interes i lartë për skemën 'Dyfisho Sipërmarrjen Tënde', Rama: 400 biznese në proces, janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Interes i lartë për skemën 'Dyfisho Sipërmarrjen Tënde', Rama: 400 biznese në proces, janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro

Interesi për skemën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” po rritet. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se aktualisht rreth 400 biznese janë në proces aplikimi, ndërsa deri më 5 të muajit janë miratuar 32 kredi me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh. Sipas Ramës, në gusht janë miratuar 5 kredi, në shtator 20 dhe tani edhe 7 të tjera, duke theksuar se ritmi po përshpejtohet. Ai tha se skema është krijua

Interesi për skemën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” po rritet. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se aktualisht rreth 400 biznese janë në proces aplikimi, ndërsa deri më 5 të muajit janë miratuar 32 kredi me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh. Sipas Ramës, në gusht janë miratuar 5 kredi, në shtator 20 dhe tani edhe 7 të tjera, duke theksuar se ritmi po përshpejtohet. Ai tha se skema është krijuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme që duan të zgjerojnë aktivitetin, por nuk kanë mundësi financiare. Programi ofron kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70%, financim deri në 2 milionë euro dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet. LEXO edhe...'Krahu i lirë i punës ka marrë fund', Rama-fasonëve: Ndryshoni lojën, s'mund të vazhdoni me paga të ulëta! "“Programi Dyfisho Sipërmarrjen Tëende ka ardhur si nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla e të mesme që ia kanë dalë të formësohen e t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur, të përballojnë edhe vështirësitë që ka ccdo biznes dhe sot kanë akumuluar dije, qartësi si mund të rriten por nuk kanë mundësitë financiare për tu rritur pasi në kushtet e një sektori bankar ku interesat janë jo fort të favorshme por edhe për shkak të masës që kanë këto biznese, kanë nevojë për një dorë, për një mbështetje. Për këtë arsye kemi krijuar këtë skemë e cila ofron një kredi me interes deri në 2% praktikisht shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%., Financimi shkon deri në 2 mln euro me një afat prej 10 vjetësh. Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm, pr të gjithë ata që kanë një ide në kokë dhe një plan si të rriten por kanë nevojë për infnacinm. Shohim një rritje të interesit. Kemi sot rreth 400 biznese që janë në proces, deri në datën 5, kemi 32 kredi të miratuara për një vlerë 5 milionë euro dhe ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar. Në gusht, 5, në shtator 20 dhe tani 7. Hapësira është për shumë më tepër, prandaj po flasim me ju që të inkurajojmë dhe të tjerët” tha kryeministri Rama. Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është krijuar për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë konsoliduar në treg dhe synojnë të zgjerojnë aktivitetin. Skema ofron kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70%, financim deri në 2 milionë euro dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet, për bizneset që kanë një plan investimi, por u mungon mbështetja financiare. Ora 16:58 'Krahu i lirë i punës ka marrë fund', Rama-fasonëve: Ndryshoni lojën, s'mund të vazhdoni me paga të ulëta! “Duhet të ndryshoni lojën.” Me këtë mesazh kryeministri Edi Rama iu drejtua industrisë fason, duke thënë se modeli i ndërtuar mbi krahun e lirë të punës nuk është më konkurrues dhe se bizneset nuk mund të vazhdojnë të mbështeten te pagat e ulëta.Gjatë takimit prezantues tw ecurisw sw programit 'Dyfisho Sipwrmarrjen Twnde', Rama tha se vështirësitë me të cilat po përballet industria lidhen me ndryshimin e tregut të punës dhe rritjen e kostove në vend.“Është e vërtetë që biznesi juaj, fasoni si kategori është me risk. Është e vërtetë që situata e vështirë e kësaj kategorie lidhet me faktin që themeli mbi të cilin u ndërtua ky biznes ishte krahu i lirë i punës dhe krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues, pasi nuk ka më krahë të tjerë pune dhe insistimi për të vazhduar me fason me paga të ulëta është një insistim për ta bërë ëndërr diçka që është realitet dhe ka vetëm një mundësi. Unë besoj që banka juve do t’ju mbështesë nëse ju plotësoni dy kushte. Mos keni një historik të keq me BSH dhe kushti i dytë lidhet me mundësinë, që ju duhet të ndryshoni lojën”, tha Rama.Sipas kryeministrit, rruga për të mbetur konkurrues është kalimi nga prodhimi me material porositës te krijimi i produkteve me markën “Made in Albania”, duke investuar në teknologji dhe duke shfrytëzuar eksperiencën e krijuar ndër vite.“Pra duhet të kaloni nga industria me material porositës gjysmë të gatshëm duhet të kaloni në ‘Made in Albania’. A është e mundur kjo? Nuk është e lehtë, por është e mundur sepse ju keni eksperiencë, dije se si bëhen ato procese, keni njerëz që dinë ta bëjnë, keni një treg të caktuar që e njihni dhe duhet të mendoni që ju të financoni, të investoni në teknologji, në mënyrë që të bëni ‘Made in Albania’. Po e arritët këtë ju keni dalë në një tjetër nivel. Është sektor i vështirë. Kemi shembuj që po e kapërcejnë atë epokën kur ishte krahu i lirë i punës. Shqipëria ka ndryshuar kërkesat, standardet, kostoja e jetesës, të gjitha bashkë. Mënyra e vetme është të ndryshojë edhe sistemi juaj i funksionimit”, u shpreh Rama. Share Ora 15:12 'Dyfisho Sipërmarrjen Tënde', Rama siguron bizneset: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të ketë një rol aktiv në mbështetjen e bizneseve që aplikojnë për financim përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, duke theksuar se Ministria e Ekonomisë do të ndërhyjë kur aplikimet hasin vështirësi në raport me bankat.Sipas Ramës, raporti me bankat është shpesh i vështirë, veçanërisht për bizneset e bujqësisë, ndaj ministria do të jetë ndërmjetëse dhe garantuese gjatë procesit të aplikimit. Ai tha se, kur një kërkesë për financim kthehet nga banka, ministria do ta mbështesë dhe do të këmbëngulë që projekti të marrë financimin.Kryeministri shtoi se për investimet në fshat, programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” mund të kombinohet me skemat e AZHBR-së, për t'u dhënë sipërmarrjeve më shumë mundësi financimi.“Ky program është konceptuar për t’ju mbështetur ju, por qeveria e konsideron si program të vetin. Ministria e Ekonomisë është në anën tuaj. Raporti me bankat është nganjëherë shumë i vështirë për bizneset e bujqësisë, ndaj ministria do të jetë ndërmjetësi dhe garantuesi juaj. Pra, kur një aplikim mund të kthehet për një arsye apo një tjetër, ministria është aty për ta mbështetur, për ta argumentuar dhe për të këmbëngulur që ai të financohet. Kur vjen puna te investimet në fshat, që ne jemi të interesuar t’i nxisim, përveç programit ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, kemi edhe programin e AZHBR-së, ndaj mund t’i kombinojmë të dyja. Të jeni të sigurt që nuk jeni vetëm në këtë marrëdhënie. Edhe programi që kishim më parë e kishte këtë problem. Në këtë program, mes individit dhe bankës është edhe qeveria" tha Rama. Share Ora 15:05 Qeveria premton më shumë mbështetje për sipërmarrjen, Ibrahimaj: Gati të trefishojmë fondin e garancisë sovrane Ministrja Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të ndihmuar bizneset në hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që sa më shumë projekte të përfitojnë nga skema e financimit.Sipas saj, janë hapur edhe dy linja këshillimi për bizneset, ndërsa në zonat rurale informacioni dhe asistenca do të ofrohen përmes agropikave të AZHBR-së. Ibrahimaj tha se, në rastet kur një aplikim kthehet nga banka për shkak se plani i biznesit nuk plotëson standardet, qeveria do të ndërhyjë përmes agropikave ose ekspertëve të kontraktuar nga UNDP për ta përmirësuar atë.Ministrja shtoi se qeveria është e gatshme, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, të trefishojë fondin për garancinë sovrane nëse kërkesa nga bizneset do të vijojë të rritet."Duam që mbështetjen për biznesin ta kemi sa më të madhe. Kemi hapur dy linja këshillimi. Për zonat rurale po bashkëpunojmë me AZHBR-në, në mënyrë që të gjitha agropikat e shpërndara në terren të japin informacion për këtë kredi, por edhe të këshillojnë bizneset për hartimin e planit të biznesit. Kemi vënë në dispozicion një fond prej 8 milionë eurosh për të mbështetur hartimin e planeve të biznesit, në rastet kur nevojitet asistencë shtesë. Pra, kur banka e kthen mbrapsht një aplikim, sepse plani i biznesit nuk është sipas standardeve, ne do të ndërhyjmë përmes agropikave ose ekspertëve të kontraktuar nga UNDP, në mënyrë që çdo ide e biznesit të ketë mundësi të financohet. Gjithashtu, së bashku me Bankën e Shqipërisë, jemi të gatshëm ta trefishojmë fondin për garancinë sovrane, në varësi të kërkesave që na vijnë nga biznesi.” tha Ibrahimaj Share U.D/ReportTv.al edi rama dyfisho sipermarrjen tende Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4035 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?