Interi i këtij sezoni i bën me zemër tifozët. Zikaltërit për të tretën ndeshje me radhë, duke përfshirë edhe duelin me Realin në Champions League, shkon në disavantazh të dyfishtë 0-2 për kundërshtarët. Kështu ndodhi edhe në javën e 4 të Seria A me Udinese-n edhe pse në fund kampionët e Italisë fituan 5-3. Friulanët realizuan dy herë shumë shpejt në nisje të lojës, por në minutën e 26 Carlos Agusto rihapi llogaritë me një supergol. Brenda pjesës së parë Inter barazoi me Barella-n, ndërsa me të nisur e dyta erdhi përmbysja e madhe. Thuram, Esposito dhe Bonny i dërguan shifrat në 5-2 para se Gueye ti vuloste përfundimisht. Pavarësisht fitores për Interin, por sidomos për portierin Martinez pati kritika, pasi ashtu si kundër Realit gaboi në golin e dytë. LEXO edhe...Mbappe s'pyet për Vallecano-n e shqiptarëve, kthen Realin te fitoret në La Liga! Moreira shmang humbjen e Milanit (VIDEO) Pas 4 javësh kampionat Inter udhëheq Seria A bashkë me Romën, që janë dy skuadrat e vetme me pikë të plota. Të besuarit e Gasperinit ia dolën me rezultatin 0-2 në transfertën e Torino-s, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht Mallen dhe më pas Pisilli në shtesë vulosën 3 pikët. Fitore siguroi edhe Como e vendit të tretë që në shtëpi mposhti 2-1 Parmën. Të besuarit e Fabregas realizuan fillimisht me Ramon dhe më pas me Kaiki-n, ndërsa miqtë vulosën rezultatin në shtesë me golin e Romero-s. Share Share Share Ne.k./ReportTv.al como roma udinese Seria A Inter Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8560 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

