Lajme Zone
KulturëReport TV

Prespa drejt UNESCO-s! Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut me kandidaturë të përbashkët (VIDEO)


Nisma, e propozuar nga Ministria e Kulturës së Greqisë, për një kandidaturë të përbashkët të tre vendeve për nominimin e rajonit të Prespës në UNESCO.

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut po shqyrtojnë një kandidaturë të përbashkët për përfshirjen e rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, pas takimit me ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini. LEXO edhe... Butrinti tërheq gjithnjë e më shumë turistë, Gonxhja publikon shifrat: 155% më shumë vizitorë, të ardhurat janë rritur me 218% në krahasim me vitin 2023 (VIDEO) Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar nisma e propozuar nga Ministria e Kulturës së Greqisë, për një kandidaturë të përbashkët të tre vendeve për nominimin e rajonit të Prespës në UNESCO. “Ky proces shkon përtej vetë nominimit: sjell më shumë vëmendje ndërkombëtare, mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë, zhvillim të qëndrueshëm, turizëm cilësor dhe mundësi të reja për komunitetet lokale. Prespa është një pasuri që e ndajmë mes tri vendeve, por mbi të gjitha një përgjegjësi dhe mundësi që na bashkon. Synimi ynë është ta kthejmë në një model europian të bashkëpunimit ndërkufitar, ku natyra, kultura dhe turizmi bëhen ura mes vendeve tona dhe motorë zhvillimi për të gjithë rajonin”, u shpreh ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja. G.M./E.H/ReportTv.al lambrini komini UNESCO prespe Blendi Gonxhja Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.8% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8622 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?