Shqipëria është gati të mbyllë 3 kapitujt e parë të integrimit, një ndër hapat më domethënës në rrugën drejt Bashkimit Europian. Është shefi i qeverisë Edi Rama që ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Shqipëria konsiderohet se është njësuar plotësisht me standardet e evropiane për kapitujt 25-26 dhe 30, konkretisht për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë. LEXO edhe...Reviewt negative ndaj bizneseve, Berisha: Të organizuara nga patronazhistët, Rama po përgatit terrenin për të mbyllur mijëra llogari në rrjetet sociale Kryeministri Rama ironizoi deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar se puna e tyre janë llafet, ndërsa ‘fjala e Qeverisë është puna’. "SHQIPËRIA NUK NDALET Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA", shkruan Rama. Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një poster me flamingo, të kthyera në simbolin e protestës që nisi fillimisht për të kundërshtuar ndërtimin e resortit në Zvërnec. Postimi i Kryeministrit Edi Rama R.Xh/SI.E./ReportTv.al hapen kapitujt me BE integrimi ne be edi rama shqiperi BE Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.3% Jo 34.1% Disi 4.6% Vota total: 3098 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

