Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Integrimi, Rama: E dashurojmë Evropën, por mos na lini në baltë! Do të ishte dështim madhor! Ambasadorja e BE: 2030 ambicie impenjative, vijoni punën!


Një proces anëtarësimi që të kalojë nëpër disa faza paraprake duke i ofruar vendeve kandidate një qasje graduale në mekanizmat e Bashkimit Europian, nuk është më thjesht një ide. E propozuar si alternativë nga disa prej vendeve me peshë si Gjermania e Franca, ajo është bërë pjesë e një dokumenti dhe të Komisionit Europian për rishikimin e zgjerimit. “Europa duhet të gjejë atë momenti ne Helmut Kho

Një proces anëtarësimi që të kalojë nëpër disa faza paraprake duke i ofruar vendeve kandidate një qasje graduale në mekanizmat e Bashkimit Europian, nuk është më thjesht një ide. E propozuar si alternativë nga disa prej vendeve me peshë si Gjermania e Franca, ajo është bërë pjesë e një dokumenti dhe të Komisionit Europian për rishikimin e zgjerimit. “Europa duhet të gjejë atë momenti ne Helmut Kholn-it të thotë, hajdeni të gjithë rreth kësaj tavoline, të gjithë dhe pastaj se çfarë merr secili prej asaj tavoline kjo varet plotësisht nga merita, hap një kapitull dhe mbyll dhe për atë kapitull ti je plotësisht anëtar”, tha Rama. LEXO edhe...'Kam takim me gjermanin, më duhet të iki', Rama 'ndërpret' fjalimin e Schieder, eurodeputeti ia kthen me batutë: Mos ua përmend Greqinë sot se humbën Në Konferencën Ndërparlamentare, të organizuar në Tiranë nga Kuvendi, kreu i qeverisë e quajti dështim për Europën, jo për vendet kandidate nëse ato nuk anëtarësohen. “Dhe nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimorm atëherë nuk do të jetë një dështim i thjeshtë për Europën por do të jetë dështimi, ai më madhori”, tha Rama. Duke vlerësuar Shqipërinë për punë ne bërë deri tani, kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister tha se ka ende punë përpara. “Tashmë sfida që qëndron përpara është forcimi i pavarësisë së Gjyqësorit, arritja e rezultateve të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe garantimi që institucionet publike t’u shërbejnë qytetarëve në mënyrë efektive”, tha ai. Edhe Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andres Shider u shpreh optimist me objektivin e vendit tonë për një anëtarësim në këtë dekadë! “Nuk është çështje vetëm të hapen kapitujt, ato duhen mbyllur por pastaj vjen edhe zbatimi që ka ndikimi i këtyre kapitujve. Prandaj, jemi në atë fazën fundit, Shqipëria duhet të mbyllë edhe ato kapituj, ka kohë plotësisht për ta bërë atë gjë dhe pastaj mund të mendojmë edhe atë që Shqipëria meriton të jetë anëtare e re e BE përpara fundit të kësaj dekade.” Thuajse në të njëjtën linjë dhe ambasadorja e re e BE-së në Tiranë Sofia Moreira de Sousa. “BE ka njohur ecurinë në fusha të ndryshme, reforma në drejtësi ka shndërruar panoramën institucionale të gjyqësorit. Krijimi dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura gjyqësore. Sa më pranë ecni me anëtarësimin, aq më impenjativ bëhet procesi. Sepse miratimi i legjislacionit është vetëm pjesë e procesit. Zbatimi është aspekti i pazëvendësueshëm”, tha ambasadorja. Synimi i Shqipërisë është përfundimi i bisedimeve brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade. Dhe për kreun e parlamentit Niko Peleshi, ky mbetet një objektiv strategjik i vendit. Ora 12:39 Tabaku: SPAK nën presion, ka përpjekje për ndërhyrje politike! Imuniteti parlamentar të mos jetë mburojë ndaj drejtësisë Depërtimi i drejtësisë te institucionet e rëndësishme të shtetit, së fundmi edhe në SHISH, është një arritje e rëndësishme, tha Jorida Tabaku në Konferencën Ndërparlamentare, por SPAK është nën presion.Sipas deputetes së PD, ka përpjekje për ndërhyrje politike në Prokurorinë e Posaçme që pengojnë drejtësinë. Më tej tha se prezumimi i pafajësisë për këdo është i panegociueshëm, po ashtu si kërkesa për përgjegjësi.Ajo shtoi se integrimi kërkon rezultate bindëse dhe Shqipëria duhet të hyjnë në BE nga “dera e reformave.” Tabaku iu bashkua parafolësve të mazhorancës duke ritheksuar se aspirata europiane është një konsensus politik që vendi e gëzon, përtej të gjitha ndasive.“Procesi i integrimit matet me mënyrën si funksionon shteti, si shpenzohen paratë publike dhe si zbatohet ligji. Anëtarësimi në BE është aspiratë politike, e mbështetur nga të gjithë shqiptarët. Një Europë më e bashkuar do të thotë edhe një Shqipëri më e drjtë. Pavarësisht ndasive tona politike, Shqipëria duhet patjetër ta përfjë me sukses anëtarësimin në BE. Ky konsensus është një nga pasuritë më të mëdha që ka Shqipëria. Ne duhet ta shohim këtë proces si mundësi transformimi, shtetformimi, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Hapja e kapitujve, përmbyllja e kapitujve janë arritje të Shqipërisë, por BE do zbatim, rezultate të qëndrueshme dhe bindëse.Respektimi i prezumimit të pafajësisë nuk na ndalon të kërkojmë përgjegjësi politike e profesonale. Mosndërhyrja te SPAK duhet të jetë zbatim i Kushtetutës, jo si nder që politika ia bën drejtësisë. Sot SPAK është nën presion, qoftë politik, qoftë verbal. Shohim përpjekje shohim avokati politike, provat minimizohen ose parlamenti përdoret për t’i vendosur pengesa drejtësinë. Prezumimi i pafajësisë nuk mund të përdoret për të vendosur prezumimin e fajësisë ndaj prokurorëve. Në procesin e integrimit duhet të kujdesemi që imuniteti parlamentar të mos ofrohet kurrë si mburojë ndaj drejtësisë. Duhet të angazhohemi për emërime në bazë të meritës. Lufta ndaj korrupsionit të mos ndalet vetëm te arrestimet. Një ekonomi konkurrente që lufton paranë e pistë. Duhet të hyjmë nga dera e reformave”, tha Tabaku. Share Ora 12:37 'Kam takim me gjermanin, më duhet të iki', Rama 'ndërpret' fjalimin e Schieder, eurodeputeti ia kthen me batutë: Mos ua përmend Greqinë sot se humbën Në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e Bashkimit Europian nuk munguan as batutat. Një moment i tillë u regjistrua gjatë fjalës së Andreas Schieder, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian.Schieder sapo kishte nisur fjalën e tij, kur kryeministri Edi Rama iu afrua podiumit duke buzëqeshur dhe e ndërpreu për t’i thënë se duhej të largohej për një takim me gjermanët.“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët. Do më duhet të iki se nuk e lë dot gjermanin të më presë për aq gjatë dhe më kanë thënë që është gjerman shumë i rëndësishëm”, tha Rama.Schieder e priti me batutë largimin e kryeministrit.“Aman, mos ia përmend Greqinë gjermanëve sot se humbën në futboll. Gjermania humbi 1-0 ndaj Greqisë dje”, tha ai.“Po ja pra, paska ardhur koha e Greqisë të fitonte”, iu përgjigj Rama. Share Ora 11:45 Integrimi/ Kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister: Shqipëria ka bërë përparim, të fuqizohet pavarësia gjyqësore, më shumë rezultate ndaj korrupsionit (VIDEO) Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke veçuar hapjen e të gjashtë grupkapitujve dhe mbylljen e tre kapitujve. Përmes një videomesazhi drejtuar Konferencës Ndërparlamentare të organizuar në Tiranë, ai theksoi se tashmë vendi duhet të fuqizojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të tregojë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit."Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë shumë progres. Presidenti i Unionit përmendi prosperitetin, pra begatinë, sigurinë dhe demokracinë dhe i vendosi në qendër të programit të BE-së dhe zgjerimi kontribuon në të treja këto elemente, të treja këto shtylla, i afron ekonomitë me njëra-tjetrën, i forcon institucionet demokratike dhe ndihmon që të kemi qëndrueshmëri afatgjatë në kontinentin tonë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar se sa rëndësi ka zgjerimi i BE-së dhe të lësh Ballkanin Perëndimor në një pasiguri kaq të gjatë, me mbështetje të vogël për reformat dhe në këtë situatë kjo krijon mundësi që edhe palët e treta të zgjerojnë ndikimin e vet negativ aty.Bashkimi Evropian duhet t'i çojë përpara negociatat. Sa herë përmbushen kushtet, vendet që bëjnë reforma do ta kenë mundësinë që të kenë besim tek BE-ja, që BE ta mbajë angazhimin që ka ndërmarrë. Shqipëria i ka hapur të gjithë grupkapitujt, të gjashtë grupkapitujt e negociatave. Në maj ka kapur ato standardet e ndërmjetme. Në korrik i ka mbyllur tre kapituj në lidhje me shkencën, studimet, edukimin dhe kulturën dhe me marrëdhëniet me jashtë. Këto arritje pasqyrojnë një punë shumë të madhe të bërë nga qeveria, nga deputetët dhe nga shumë prej nesh që janë të angazhuar për ta parë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I duhet njohur kjo gjë Shqipërisë, i duhet vlerësuar. Detyra tani është që të fuqizohet pavarësia gjyqësore, të kemi më shumë rezultate ndaj korrupsionit dhe të sigurohemi që institucionet publike t'i shërbejnë mirë qytetarëve të vetë. Ju nxis që këto reforma t'i ndiqni me po atë vendosmëri.Mali i Zi është vendi që ka ecur mjaft përpara në procesin e anëtarësimit. I ka hapur të tre të 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht 18 prej tyre. Dhe duke e përfunduar ky proces, çohet një sinjal shumë i fortë në Ballkanin Perëndimor, sinjal që tregon që anëtarësia në BE është e arritshme. Axhenda e këtij programi në Tiranë i jep vëmendje shumë të posaçme rolit të kuvendeve, sepse si deputetë ne miratojmë legjislacionin e nevojshëm për anëtarësi. Ne i kërkojmë llogari qeverive dhe sigurohemi që angazhimet të zbatohen. Ne gjithashtu shqetësimet e qytetarëve i bëjmë pjesë të këtij procesi", tha ai. Share Ora 11:30 Ambasadorja e BE në Tiranë: Sa më pranë anëtarësimit ecni, aq më impenjativ bëhet! Vijoni punën me kapitujt, arritjet janë treguesi (VIDEO) Procesi i anëtarësimit bëhet gjithnjë e më kërkues sa më pranë tij të jetë Shqipëria, tha ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa. Ajo theksoi vazhdimisht gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare se efekti i reformave duhet të jetë i prekshëm nga qytetarët dhe të ketë fokus qasjen dhe gjithëpërfshirjen.“E ardhmja europiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më e prekshme. Anëtarësimi jo vetëm që përgatit Shqipërinë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, por ndihmon qytetarët shqiptarë që të ndiejnë efektin shndërrues që ai sjell. Sa më pranë ecni me anëtarësimin, aq më impenjativ bëhet procesi sepse miratimi i legjislacionit është vetëm pjesë, sepse zbatimi është i pazvëendësueshëm. Faza ku gjendet Shqipëria do të kërkojë që institucionet të kërkojnë në mënyrë të përhershme të pavarur. Çfarëdo lloj vlerësimi për gjendjen ku ekziston një demokraci nuk bëhet vetëm me zgjedhjet, por edhe si e luan rolin e vet Kuvendi, transparenca, vendimmarrja dhe debati politik. Zëri i qytetarëve ofron gjithashtu hapësirën ku mund të shprehen dhe debatohen vendimet politike. Kalendari ambicioz nuk mund të vijë në dëm të cilësisë, mbikëqyrjes parlamentare dhe ndaj është kaq e rëndësishme qasja dhe gjithëpërfshirja. Anëtarësimi merr kuptim vetëm kur qytetarët kuptojnë çfarë do të thotë vërtet BE për jetën e tyre të përditshme”, tha Moreira de Sousa.Mesazhi është i qartë, tha ambasadorja, Shqipëria të vijojë me negociatat dhe BE e mbështet, por gjithçka varet nga arritjet konkrete. Destinacioni është Europa e bashkuar dhe kontributi i Shqipërisë në BE.“Ambicia për të mbyllur negociatat deri në 2027 është impenjative, kërkon angazhim të vazhdueshëm. BE mbetet mbështetës kryesor, por besueshmëria e kësaj ambicieje varet tek arritjet. Mesazhi është i qartë: vazhdoni me këtë që po bëni. Rrugëtimi europian e ka ndryshuar Shqipërinë në shumë aspekte. Detyra që mbetet është që shndërrimi të vazhdojë, përfitimet e reformave të ndihen nga qytetarët. Destinacioni është më shumë se anëtarësim, por një Europë më e bashkuar dhe rezistente ndaj kërcënimeve të së ardhmes, si dhe një Shqipëri që është e gatshme të kontribuojë në BE”, përfi ambasadorja. Share Ora 11:12 Integrimi në BE, raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendësja e procesit të zgjerimit! E meriton të jetë anëtare e re brenda dekadës (VIDEO) Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, tha raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Në Konferencën Ndërparlamentare, ai shprehu dëshirën për të dhënë kontributin e tij në zgjerimin e Bashkimin Europian.“Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm projekt i së ardhmes, është diçka që e meriton gjithë kontinenti dhe ajo që ëndërronim në 1989 dhe dua të jap edhe unë kontributin tim për të finalizuar këtë moment historik. Mbase ka shkuar pak gjatë, por ka një mundësi më të mirë. Shqipëria është pararendësja e procesit të zgjerimit dhe për mua është funksion i PE që t’i shohë të gjitha hollësitë nga një pikëpamje e politikave parlamentare të BE-së”, tha Schieder.Ndërsa përmblodhi arritjet e Shqipërisë gjatë negociatave, Schieder tha se reformat duhet të reflektojnë ndryshimin në shoqëri. Besimplotë tha se vendi mund të mbyllë ende disa kapituj dhe të realizojë ambicien e anëtarësimit brenda 2030.“Pas gjithë këtyre negociatave, kanë dalë shumë hollësi, por tani ndodhemi në fazën e fundit të garës. Ka ende disa kapituj që duhen mbyllur, Shqipëria ka qenë mjaft veprore. S’është vetëm hapja e kapitujve, duhet edhe mbyllja. Pastaj vjen ndikimi që ka zbatimi i këtyre kapitujve dhe këto reforma të ndihen në shoqëri. Shqipëria mundet të mbyllë edhe disa kapituj, e meriton të jetë anëtare e re brenda kësaj dekade”, tha raportuesi. Share Ora 11:02 Zgjerimi i BE-së/ Rama: Mos i lini vendet kandidate të luajnë me 'gangsterin rus' dhe 'lodrat kineze', Europa të mos na kujtojë vetëm kur ka kriza (VIDEO) Kryeministri Edi Rama kërkoi që vendimet politike për zgjerimin e Bashkimit Europian të mos lihen për në momentin e fundit, ndërsa procesi për secilin vend të vijojë më pas mbi bazën e meritës. Rama tha se Europa duhet t'i mbajë vendet kandidate rreth “tavolinës” dhe larg ndikimit të Rusisë dhe Kinës.“Çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mund t’i lehtësojë ata persona që ngurrojnë, është që vendimet politike të mos lihen për momentin e fundit, por të merren tani dhe pastaj, në fund, të lihen proceset në bazë të meritës që çdo vend ka. Ka një koincidencë, shtatë fëmijë ka Ursula dhe BE-ja ka shtatë kandidatë. Fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ata u rritën rreth tavolinës. Ajo nuk i tha vajzës: ‘Shko dhe kalo ca kohë me gangsterin rus te cepi, se mami është pak e zënë’. Nuk i tha djalit: ‘Shko e luaj me ca lodra kineze, sepse tavolinën tani e përdorin të rriturit’. Nuk duhet të kujtojmë se jemi në Europë sa herë ka një sulm apo kur ka ndonjë pandemi dhe gjendemi rreth kësaj tavoline. Apo kur vjen ndonjë valë emigracioni të paligjshëm në Europë; në ato momente nevojitemi edhe ne, sepse rruga e emigracionit kalon nga këtu. Shumë e thjeshtë është: hajdeni, bëjeni”, tha Rama. Share P.J/U.D/ReportTv.al edi rama konferenca nderparlamentare Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?