Lajme Zone
Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

Në Bruksel kanë rënë dakord që Shqipëria të mbyllë kapitujt 25, 26 dhe 30, për të cilët ose nuk ka nevojë të negociohet fare ose Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Edi Rama Në Bruksel kanë rënë dakord që Shqipëria të mbyllë kapitujt 25, 26 dhe 30, për të cilët ose nuk ka nevojë të negociohet fare ose Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret.... Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord në takimin e Përfaqësuesve të Përhershëm të premten në Bruksel për të mbyllur tre kapituj negociues me Shqipërinë në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Mbyllja e këtyre kapitujve do të bëhet në një Konferencë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë të martën, më 14 korrik, në Bruksel.

Në Bruksel kanë rënë dakord që Shqipëria të mbyllë kapitujt 25, 26 dhe 30, për të cilët ose nuk ka nevojë të negociohet fare ose Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Krymeinistri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” është munduar t’i shesë si një arritje të madhe mbylljen e këtyre kapitujve për të cilët nuk ka ndonjë kornizë nga ana e BE-së. Më saktësisht, Shqipëria do të mbyllë kapitujt 25 (Shkenca dhe Hulumtimet) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura), kapituj të cilët në të kaluarën janë hapur dhe mbyllur përnjëherë, pasi për ta nuk ka ndonjë kornizë të përbashkët ligjore të BE-së, por vetëm disa parime themelore. Shqipëria do të mbyllë edhe kapitullin 30, që ka të bëjë me politikën e jashtme. Rreth këtij kapitulli Shqipëria nuk ka pasur probleme asnjëherë, pasi është e përshtatur 100 për qind me pozicionet e BE-së në çështjet e jashtme, ndërkohë që është edhe vend anëtar i NATO-s.

Por, që nga hyrja në fuqi e metodologjisë së re në procesin e zgjerimit të BE-së, asnjë kapitull nuk ka mundur të mbyllet pa u miratuar një raport i ndërmjetëm për përmbushjen e kritereve kalimtare në fushën e rendit dhe ligjit, raport i njohur me shkurtesën IBAR. Një raport i tillë për Shqipërinë është miratuar me disa muaj vonesë, pasi ka pasur rezerva nga ana e disa shteteve anëtare.

Ajo që vlen të theksohet është se në takimin e sotëm, diplomatët nga vendet anëtare kanë përsëritur se "Shqipëria ka disa çështje rreth sundimit të ligjit" dhe se presin që Tirana të sigurojë punën e pavarur dhe të papenguar të gjyqësorit, sidomos të SPAK-ut. Vlen të theksohet se në njëjtën ditë pritet që Mali i Zi të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë, duke arritur numrin e kapitujve të mbyllur në 18. Gjithashtu pritet të hapen kapituj negociues edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. Ndërkohë, përpjekja e Komisionit Evropian, Francës, Italisë, Spanjës, Greqisë që të hapin kapituj edhe me Serbinë ka dështuar, sepse kundër ishin së paku nëntë vende anëtare të BE-së. Për secilin hap në procesin e zgjerimit, vendimet merren me konsensusin e të gjitha 27 vendeve anëtare.rama be 1 Komente T Turi 10 Korrik 2026, 18:12 I mbani ne leter se ne realitet mungojne te gjitha. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West 10 Korrik 2026, 15:1415:14Politike Hetimet për komentet negative ndaj bizneseve, Berisha: Rama është i tmerruar nga protestat, po vepron si Ajatollahët 10 Korrik 2026, 14:5714:57Politike Kanye West 'fut në sherr' PS-PD në Kuvend, përplasje në komision për fondin 4 milionë euro 10 Korrik 2026, 14:1914:19Politike Programi Rilindja Urbane 2.0, Rama-qytetarëve: Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull 10 Korrik 2026, 12:0812:08Politike Rama bën mirë të ndalet përpara se të gëlltitet nga gropa që po gërmon vetë! 10 Korrik 2026, 10:0510:05Politike “Më çuan njerëz te shtëpia”, Koçeku tregon mesazhet dhe telefonatat që ka marrë nga socialistët 9 Korrik 2026, 21:2721:27Politike