Lajme Zone
Integrimi në BE, Hoxha: Duam të mbyllim maksimumin e kapitujve brenda vitit! Anëtarësimi gradual, urë drejt Europës! Samiti i NATO-s në Tiranë, ministri: Koha s'është caktuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Integrimi në BE, Hoxha: Duam të mbyllim maksimumin e kapitujve brenda vitit! Anëtarësimi gradual, urë drejt Europës! Samiti i NATO-s në Tiranë, ministri: Koha s'është caktuar

Për debatin e hapjes së një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, Hoxha tha se ka pasur një dakordësi në parim, por jo veprime konkrete. Ministri i Jashtëm tha se dëshiron forcimin dhe konsolidimin e institucioneve në Kosovë, ndërsa çështjet e pazgjidhura me Greqinë po trajtohen përmes dialogut.

2030 është objektiv dhe jo slogan për mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian, shprehet ministri Ferit Hoxha. Në një lidhje direkte nga Sllovenia ku ndodhet për ndjekjen e forumit të Bledit, me "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, ministri i Jashtëm thotë se ka përpjekje maksimale për të mbyllur “maksimumin e kapitujve” këtë vit. Sipas tij, çdo problematikë që rezulton nga progres raportet, trajtohet paralelisht nga grupet, por theksoi se nuk ka asgjë të thjeshtë në procesin e integrimit. Megjithatë, synimi është të lihen sa më pak kapituj për vitin e ardhshëm. LEXO edhe...Nuk ka vjeshtë, shtatori me temperatura deri në 36 gradë celcius, Gjoni: Do të jetë vit i nxehtë deri në fund “Nuk ka absolutisht asnjë gjë të thjeshtë në ndërveprimin me Bashkimin Europian. Nuk ka asnjë gjë të thjeshtë në procesin e integrimit. Natyrisht që disa në disa fusha jemi më të avancuar siç e dimë kur kemi kur marrim progres raportin çdo vit në tetor apo në fillim të tetorit ne shohim se ku kemi avancuar, ku kemi më shumë për të bërë, ku ka nevojë për përpjekje më të mëdha dhe natyrisht janë disa fusha që janë më kërkuese sa të tjera, por të gjitha këto ne i trajtojmë në paralel. Jemi duke punuar dhe ekipet tona punojnë në paralel në të gjitha fushat. Deri tani kemi mbyllur tre kapituj. Ne do të mhemi të bëjmë maksimumin për të mbyllur maksimumin e kapitujve këtë vit, në mënyrë që edhe gjatë vitit të ardhshëm që është edhe momenti kur ne mendojmë se do të jemi në gjendje për t'i mbyllur, të kemi të lëmë sa më pak kapituj për vitin e ardhshëm, por gjithsesi është një punë e cila është e kalendarizuar”, tha Hoxha. Më tej, ministri shtoi se Shqipëria ka tashmë mbështetjen e 27 vendeve anëtare dhe çdo kërkesë e qasje shqyrtohet e trajtohet. Sa për integrimin gradual Hoxha thotë se e sjell Europën më pranë qytetarit, përpara anëtarësimit të plotë. Për të, integrimi gradual është urë drejt anëtarësimit të plotë, por jo zëvendësim. Ai shton se nevojitet një komunikim nga komisioni sesi do të funksionojë BE dhe një debat në Këshillin Evropian për propozimin e Gjermanisë dhe Francës. “Në thelb integrimi gradual sjell ose të paktën ky është leximi ynë Evropën më pranë qytetarit përpara se të vijë dita e anëtarësimit të plotë. Ky është thelbi i këtij këtij procesi për një qytetar, për një biznes. Rëndësi ka nëse ndryshimi europian ndihet në jetën e përditshme dhe kjo mund të kuptojë akses më të madh në tregun e përbashkët, pjesëmarrje në programin politika europiane me shumë mundësi për biznese, studentët, profesionistët si dhe përfitime konkrete nga reformat që bëjmë. Pra, ideja është që në shumë aspekte ne të mos presim ditën, orën 12 të natës kur të bjerë gongu i anëtarësimit të Shqipërisë, por të kemi mundësi që aty ku është e mundur, aty ku ne jemi të përgatitur, aty ku ka më interes, aty ku interes të përbashkët, jo vetëm për Shqipërinë, por natyrisht edhe për partnerët tanë, këto dyert e vogla apo të mëdha të cilat qofshin të mund të hapen përpara. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur besimin e procesit të integrimit. Nëse qytetarët shohin që reformat dhe BE sjellin rezultate konkrete, jam i sigurt që atëherë Evropa nuk është më një projekt abstrakt siç mund ta keni parë për një kohë të gjatë në vite, por është një pjesë e përditshmërisë së tyre. Ky është leximi që kemi ne. Por natyrisht duhet të kemi një gjë shumë të qartë dhe unë e kam të rëndësishme ta theksoj. Integrimi gradual, cilido qoftë koncepti, cilado qoftë praktika, cilido qoftë realizimi i tij është një urë drejt anëtarësimit, jo zëvendësimi i tij dhe për ne do të ishte që nga ky moment, që nga nesër, që nga dje deri në momentin kur ne të pranohemi në Bashkimin Europian dhe për ne ju e dini që është Horizonti 2030”, tha ministri. Koha e mbajtjes së zhvillimit të samitit të NATO-s në Shqipëri është ende e papërcaktuar, tha Hoxha. Nuk ka asnjë dyshim që samiti do të mbahet në Shqipëri, por çështja e kohës nëse do të jetë në vitin 2027 apo 2028, mbetet e hapur. “Është absolutisht një çështje e hapur. Absolutisht nuk është diskutuar akoma. Ne do shikojmë nëse është e mundur të organizohet brenda vitit 2027 nëse të gjithë partnerët e tjerë mendojnë dhe ka vlerë të shtuar. Nëse jo natyrisht do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, por kam përshtypjen që është çështje minore”, tha Hoxha. Lidhur me çështjet e rajonit, duke nisur nga debati për hapjen e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës dhe asaj serbe në Shkodër, Hoxha tha se ka pasur një dakordësi në parim, por jo veprime konkrete. Ministri u shpreh se në marrëdhëniet mes vendeve një element është reciprociteti. Sipas Hoxhës, interesi kryesor është ai i qytetarëve për të afruar më shumë shërbimet drejt tyre dhe jo përdorimi si instrument politik. “Kemi arritur në një dakordësi në parim. Natyrisht që këto gjëra në politikën e jashtme, në marrëdhënie diplomatike, në marrëdhënie mes shteteve kanë një logjikë të caktuar dhe natyrisht një nga ato elementë kryesorë është reciprociteti. Ju doni të bëni diçka në Serbi, ne duam të bëjmë diçka në Shqipëri. Nuk është arritur asnjë përfundim real, konkret, nuk ka asnjë shkëmbim formal, por ka një dakordësi e cila natyrisht u bë publike në atë mënyrë që e dimë që ka, por ajo që dua të them unë është që synimi ynë është shumë i qartë. Unë dua që Shqipëria të jetë pranë qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës për t'u ofruar më shumë shërbime, për t'u ofruar më shumë përkrahje, për t'u dhënë një ndihmë të vazhdueshme. Është një instrument shërbimi për qytetarët, jo një instrument politik e për më pak për të prodhuar tensione”, tha Hoxha. Për krizën politike në Kosovë, ministri refuzoi të jepte një ‘këshillë’, por theksoi se dëshiron forcimin dhe konsolidimin e institucioneve duke kursyer koston kohore, organizative dhe stabilitetin politik. “Ne nuk kemi mësime për t'i dhënë Kosovës, por ajo që duam ne është forcimi i institucioneve, zhvillimi i Kosovës, avancimi i rrugës euroatlantike, avancimi i procesit të normalizimit dhe natyrisht kjo bëhet më mirë kur institucionet janë të instaluara, kur dihet se me kë duhet dhe dhe do të bisedohet dhe kjo është edhe qasja që unë kam parë domethënë në diskutimet që kam që kam bërë me palë të tjera me ata që janë po aq të interesuar sa Shqipëria për zhvillimin, avancimit dhe forcimin e subjektivitetit dhe demokracisë dhe të shtetit të Kosovës”, u shpreh ministri. Çështjet e pazgjidhura me Greqinë, mes tyre edhe ajo e pensioneve, Hoxha tha se po trajtohen përmes dialogut që është edhe rruga e përdorur nga vendet europiane. Ministri e vuri theksin te gjërat qe na bashkojnë me fqinjët si aleanca, partneritetet strategjike e tregtare etj dhe te fryma e bashkëpunimit. “Kemi një marrëdhënie të rëndësishme, strategjike, shumë dimensionale dhe sigurisht kemi çështje për të diskutuar, por qasja jonë është që ato të trajtohen me dialog, me maturi, me respekt të ndërsjelltë në përputhje me interesat tona. Natyrisht duke pasur parasysh domethënë që kemi dhe palën përballë që ka interesat e veta, por edhe aty ku duhet, aty ku është e mundur edhe në përputhje me të drejtë ndërkombëtare, me frymën, gjithmonë me frymën e miqësisë së mirë. Kjo është e rëndësishme sepse marrëdhëniet mes vendeve tona nuk mund të reduktohen më dhe aspak dhe nuk duhet asnjëherë të reduktohen vetëm në çështjet që na ndajnë sepse kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe janë marrëdhëniet njerëzore, janë lidhje ekonomike, tregti, investime, turizëm, siguri, siguri e përbashkët në NATO dhe partner në Europë. Kështu që jemi jemi për një dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve dhe absolutisht për këtë po punojmë”, tha Hoxha. P.J/ReportTv.al samiti i natos ne tirane integrimi ne be kriza politike ne kosove ministria e jashtme Ferit Hoxha Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.5% Vota total: 3826 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?