Lajme Zone
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ “ Për shtetet e avancuar hapim ‘rrugë pune’”, Kos: Karburanti i tyre janë reformat!
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ “ Për shtetet e avancuar hapim ‘rrugë pune’”, Kos: Karburanti i tyre janë reformat!

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur në Strasburg për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për një qasje më të avancuar ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kos tha se prej vitesh është dëgjuar se BE-ja e ka harruar Ballkanin Perëndimor, ndërsa vuri në dukje zhvillimet e reja në procesin e zgjerimit.

Ajo theksoi se jo të gjitha vendet ndodhen në të njëjtën fazë të procesit dhe se një qasje e veçantë mund të ketë kuptim për shtetet që kanë avancuar më shumë në rrugën drejt BE-së. Sipas Kos, baza e këtij procesi do të jenë reformat dhe përmbushja e angazhimeve të marra nga vendet kandidate.

“ Kemi dëgjuar prej shumë vitesh që kemi harruar BE-në për Ballkanin Perëndimor. Kemi për herë të parë, që prej nisjes së zgjerimit, me një shtet që është në luftë, kemi një shtet si Moldavia që ka provuar që janë të qartë në rrugën europiane, edhe pse BE-ja ka investuar qindra miliona euro. Ne jemi të vetëdijshme që disa prej shteteve shohin veten e tyre ku janë sot. Vetëm për ato shtete që janë të avancuara ka logjikë që të hapim një rrugë pune. Karburanti janë reformat, nëse punon fort dhe punon pikërisht në atë që ke premtuar, mund t’i japim kandidatit statusin e anëtarit.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet