Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Instituti i Shëndetit Publik: Check Up-i falas për të gjithë qytetarët mbi 35-vjeç! Zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore zgjat jetën


Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që janë mbi 35-vjeç do ta kryejnë Check Up-in, falas. Vlera e tij qëndron te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që janë mbi 35-vjeç do ta kryejnë Check Up-in, falas. Dorina Toçi drejtoreshë e ISHP, thotë se vlera e tij qëndron te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore “Programi i kontrollit të shëndet bazë vjen një risi. Që prej muajit shtator programi i Check Up-it ofrohet falas për çdo person të moshës 35-vjeç e lartë. Vlera e tij qëndron te parandalimi dhe zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore pas pasu ende asnjë simptomë”, thotë ajo. LEXO edhe...U betua si ministre e Shëndetësisë, Spahiu: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor, nga nesër hapet zyra për dëgjimin e ankesave Toçi shton gjithashtu se në bazë të këtyre analizave do të orientohen programet e reja dhe politikat e reja shëndetësore “Programi i Check Up-it nga pikëmpaja e Shëndetit Publik do të ofrojë të dhëna që do të na japin një pasqyrë të plotë të situatës shëndetësore mbi faktorët e rrezikut të popullatës që kryen Check Up-in. Mbi këto dhëna do të orientohen programet e reja dhe politikat e reja shëndetësore”, shprehet Toçi. Në fund Toçi thotë edhe një herë se parandalimi dhe zbulimi i hershëm i çdo problemi shëndetësor zgjat jetën dhe përmirëson cilësinë e saj “Shëndeti Publik vjen me një thirrje nëse jeni mbi 35 vjeç paraqituni pranë qendrave tuaj shëndetësore dhe kryeni Check Up. Parandalimi dhe zbulimi i hershëm zgjat jetën dhe përmirëson cilësinë e saj”, përfn ajo. Xh.K/E.H/ReportTv.al ministria e shendetesise check up Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.1% Vota total: 5505 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?