Lajme Zone
Institucionet e BE dënojnë dhunën në protestat e Tiranës! Pas KE, reagon edhe Parlamenti Evropian: Jo përshkallëzim! Të dëgjohen kërkesat e të rinjve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Institucionet e BE dënojnë dhunën në protestat e Tiranës! Pas KE, reagon edhe Parlamenti Evropian: Jo përshkallëzim! Të dëgjohen kërkesat e të rinjve

Institucionet e Bashkimit Evropian vijojnë të apelojnë për ndaljen e protestave të dhunshme në vend. Pas deklaratës së ashpër të Komisionit Evropian dje, edhe Parlamenti në Strasburg dënon përshkallëzimin e situatës në Tiranë dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Kreu i delegacionit të PE dhe Raportuesi për Shqipërinë bëjnë thirrje për dialog.

Qendrat e Bashkimit Evropian në Bruksel dhe Strasburg janë shumë të shqetësuara për situatën në Shqipëri. Të dielën një deklaratë e fuqishme e ekzekutivit të BE-së, Komisioni Evropian, kërkoi vënien para ligjit të përgjegjësve të dhunës, ndërsa një ditë më pas ka qenë radha e ligjvënësve evropianë. Marco Tarquinio Kryetar i Delegacionit për marrëdhëniet me Shqipërinë të Parlamentit Evropian dhe Andreas Schieder, Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë kanë dënuar përshkallëzimin. "Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci", thonë ata. LEXO EDHE:Pamje me dron/ Zvogëlohet numri i protestuesve në sheshin para kryeministrisë Eurodeputetët gjithashtu shprehim shqetësim serioz për raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. "U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës. Protestuesit - në këtë rast, të rinjtë - kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre", thuhet në deklaratë. Në fund krerët Tarquinio dhe Schieder bëjnë thirrje për dialog paqësor dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Deklarata e plotë Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë. Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës. Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit - në këtë rast, të rinjtë - kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore. Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marco TARQUINIO, eurodeputet Kryetar, Delegacioni për marrëdhëniet me Shqipërinë Andreas SCHIEDER, eurodeputet Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:30 Protesta në Shqipëri, reagon Ambasada e Zvicrës: Të ulen tensionet dhe t'i jepet përparësi dialogut konstruktiv Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për shpërthimin dhunës dhe dëmtimin e pronës publike dhe private gjatë protestave.Përmes një reagimi zyrtar në Facebook, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.Zvicra kërkon gjithashtu nga autoritetet të garantojnë të drejtën për tubim paqësor dhe lirinë e medias, ndërsa nga forcat e sigurisë kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.Reagimi i plotë:Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t'i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. A.C/Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: parlamenti europian protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento nino: 19/10/2026 14:31 Janë ngjarje kriminale të organizuara nga armiqtë e Shqipërisë që janë Rusia,Irani,Sërbia....në se BE e do këtë vënd duhet të veproi jo me llafe por me forca .... Përgjigju leon: 19/10/2026 13:25 Janë të paguar nga qarqe Ruse dhe Iraniane prandaj BE duhet të veproi të sjelli forca ndërkombëtare si në vitin 97 që në Shqipëri erdhi MAPE forcë policore ndërkombëtare....

nëse e doni këtë vënd veproni.... Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 7033 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?