Lajme Zone
INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi

Rritet pothuajse me 50% numri i të huajve që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Referuar të dhënave të INSTAT për vitin 2025 India dhe Filipinet shënojnë rritjen më të madhe, ku së bashku përbëjnë gati 1 në 4 të aplikimeve.

Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin 32.163 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej 46,6% krahasuar me vitin 2024, ku numri i tyre ishte rreth 21 mijë e 900. Sipas INSTAT, 55,1% e lejeve të qëndrimit të të huajve në vendin tonë janë për arsye punësimi, i pasuar nga bashkimi familjar, me 19,8% të lejeve, ndërsa14,1% janë dhënë për arsye të tjera. Qëllimet humanitare përfaqësojnë 7,9% dhe studimi vetëm 3,1%. Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë, me 6.284 persona që kanë kërkuar leje qëndrimi ndërsa Italia renditet e dyta me 4.065 persona, ose 12,6%. LEXO EDHE:'Do të rikthehem', Silvio Gonzato largohet dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë India dhe Filipinet kanë shënuar edhe ritmet më të larta të rritjes. Numri i shtetasve nga Filipinet është rritur me 136,1%, ndërsa ai i shtetasve indianë me 87,6% krahasuar me vitin 2024. Vetëm këta shtetas përbëjnë 26,6% të të gjitha aplikimeve, ose më shumë se një në çdo katër kërkesa. 65% e të huajve me leje qëndrimi janë meshkuj dhe 35% femra, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-39 vjeç, me 24,5% të totalit. Gjatë vitit 2025 janë identifikuar edhe 1.926 të huaj të parregullt, nga 1.540 persona në vitin 2024, ose rreth 25% më shumë. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: te huajt leje qendrimi BE Instat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Five Company: 24/08/2026 16:11 Natyrisht qe e kam vene re kete rritje te emigracionit. Por everteta qendron ndryshe, nganjehere eshte paradoksale, ne nje vend ku une personalisht dhe familja ime te detyruar nga kushtet e jetes duhet te emigrojme. Paradoksale se si nje familje intelektualesh, inxhinieresh detyrohet te braktise vendin se nuk ploteson kushtet me minimale per jetese, apo jo??!

faktikisht erdhen pastrueset e Showbiz, "vlera intelektuale me te cilet mburret Shqiperia ne arenen nderkombetare, nuk mund te marrin emrin VIP, nqs nuk i ndjek nga pas nje " qen i uritur" per lemoshe. Eshte epapranueshme nga logjika nje paradoks i tille. Jane skena qe Hollywood i skematizoi ne " Hunger Games", dhe qe te shkretet, padashje u bene viktima te personazheve hipotetike te lojes. Shqiperia, per Hollywood qe per hir te se vertetes, edhe ky filloi per inat te sime reje te shkonte te flinte ne Lesotho, ne Afriken e Jugut, me afrikanin e lirise se Mandeles, ofroi skenat e hunger games, shtoi popullsine e xhungles... Përgjigju Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.1% Keq 31.5% Nuk e di 8.4% Vota total: 1456 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?