Instagram po vjen me një funksion të ri që pritet të lehtësojë përdorimin e platformës për miliona përdorues. Rrjeti social po u jep mundësinë përdoruesve të modifikojnë Story-t edhe pasi ato janë publikuar. Deri më tani, nëse një përdorues konstatonte një gabim në një Story të publikuar, apo dëshironte të ndryshonte diçka në përmbajtje, zgjidhja e vetme ishte fshirja dhe ripublikimi i saj. LEXO edhe...Meta arrin marrëveshje me 18-vjeçaren, tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook Me funksionin e ri, kjo procedurë pritet të bëhet shumë më e thjeshtë, duke u dhënë përdoruesve më shumë fleksibilitet dhe kontroll mbi përmbajtjen që ndajnë me ndjekësit e tyre. Risia vjen në kuadër të përditësimeve të vazhdueshme që Instagram po sjell për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve dhe për ta bërë platformën më praktike. Funksioni pritet të tërheqë vëmendjen e përdoruesve, veçanërisht të atyre që përdorin Story-t për komunikim të përditshëm, por edhe për promovimin e bizneseve dhe krijimin e përmbajtjes. Xh.K/ReportTv.al instagram Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 1306 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

