Lajme Zone
Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit
Të tjeraTelegrafi

Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit

Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar sot një inspektim lidhur me dyshimet se qumështorja “Vita” përdor ujin e ujitjes në procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit.

Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar sot një inspektim lidhur me dyshimet se qumështorja “Vita” përdor ujin e ujitjes në procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit. IQMT ka bërë të ditur se në bashkëpunim me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe zyrtarët Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Drini i Bardhë” kanë bërë një inspektim për vlerësimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Janë marrë mostra të ujit që përdoret në procesin e prodhimit. “Mostrat do t'i nënshtrohen analizave laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe analizave për praninë e metaleve. Pas përfundimit të analizave dhe pranimit të rezultateve zyrtare, institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit të konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe zbatimin e plotë të standardeve ligjore për sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore”, thuhet në njoftimin e MINTI. Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, të martën paralajmëruar kallëzim penal ndaj kompanisë rajonale të ujitjes “Drini i Bardhë”. Ai ka thënë se kjo kompani ka keqpërdorur dhe shkelur një marrëveshje për ujin e sistemit të ujitjes. Sipas tij, uji i dedikuar për ujitje për fermerët në Istog, ka përfunduar te qumështorja “Vita”.Në një konferencë për media për publikimin e analizave nga sektori i qumështit, Muja ka thënë se ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes së Ministrisë me “Drinin e Bardhë”.“Siç na ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, qumështoret tona, specifikisht ‘Abrazeni’ (qumështorja Vita), e përdor ujin e sistemit të ujitjes. Uji, në bazë të rregullores për higjienë, duhet të jetë vetëm ujë i trajtuar, vetëm ujë i pijes. ‘Drini i Bardhë’ është kompania që ne dyshojmë se e ka keqpërdorur dhe e shkelur marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Bujqësisë. Uji që ne e kemi financuar për t’u ndihmuar fermerëve të Istogut ne dyshojmë se është rikanalizuar për ta furnizuar jashtëligjshëm Abrazenin me ujë të pijes”, ka thënë ai në konferencë. Tutje, Muja ka deklaruar se ka kërkuar sqarime nga “Drini i Bardhë” dhe se, sipas tij, kjo kompani ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë “por se vetëm për cisterna të qumështit”. Për këtë çështje ai ka paralajmëruar kallëzim penal nga Ministria.“Të gjitha marrëveshjet do të rishikohen që shkelje të tilla... Ujin e fermerit për ujitje, që e ka financuar Ministria e Bujqësisë, nuk mund ta marrësh për ujë të pijes e as për prodhim të qumështit. Do të trajtohet me shumë seriozitet”, ka shtuar Muja.