Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Influenceri ukrainas interviston Ramën: Shqiptarët, kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Kur të hyjmë në BE do të jemi të sigurt


Max Klymenko duket ta ketë xhiruar videon gjatë samitit të NATO-s në Ankara ku edhe kryeministri ishte i pranishëm, por e ka ndarë ditën e sotme. Pyetjet e tij lidhen kryesisht me përditshmërinë e kryeministrit, detyrën dhe angazhimet e tij e deri te hobet.

Një influencer i njohur ukrainas, i cili numëron 2 milionë ndjekës në Instagram, ka ndarë një video ku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama. Max Klymenko duket ta ketë xhiruar videon gjatë samitit të NATO-s në Ankara ku edhe kryeministri ishte i pranishëm, por e ka ndarë ditën e sotme. Pyetjet e tij lidhen kryesisht me përditshmërinë e kryeministrit, detyrën dhe angazhimet e tij e deri te hobet. LEXO EDHE:Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik Klymenko: Përshëndetje, si je? Unë jam Max Rama: Përshëndetje, çfarë do prej meje? Klymenko: Dua të të bëj disa pyetje, nëse është në rregull Rama: Patjetër. Klymenko: Cila është pjesa më e vështirë e punës suaj? Rama: Që të mos çmendem. Klymenko: Po cila është pjesa e preferuar e punës suaj? Rama: Të bëj gjëra të mira për njerëzit. Klymenko: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën? Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, ne nuk jemi në vend i madh e as i pasur, por kemi qenë me ta me gjithçka kemi mundur. Klymenko: Sipas mendimit tënd kush është kërcënimi më i madh për Shqipërinë? Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian, dhe kur të jemi në BE do jemi të sigurt edhe nga vetja jonë. Klymenko: Puna jote është puna e dytë në radhë që “të lë pa gjumë” në botë, vetëm doktorët flenë më pak se politikanët. Sa gjumë fle zakonisht? Rama: Zakoisht 5 orë, mund të jetë edhe më pak. Klymenko: Më cilin nga liderët aktualë botërorë mendon se ke marrëdhënien më të mirë dhe me kë ke marrëdhënien me “sfiduese”? Rama: Unë kam marrëdhënie të mira me këdo, ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgia, marrëdhënie speciale mes Shqipërisë de Italinë gjithashtu, mund të them se kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese më Mark Rutte, kur ishte kryeministër i Holandës, por më pas u bëmë miq shumë të mirë, dhe kemi një miqësi të veçantë mes nesh. Ai është personi që merret më mirë me Donald Trump. Klymenko: Sa punë ke pasur në jetën tënde? Nëse mundesh të m'i listosh? Rama: Isha një artist me kohë të plotë, më pas u bëra.. a jam bërë politikan? Shpresoj që jo, por kam bërë shumë gjëra të tjera, kam luajtur basketboll me skuadrën kombëtare, jo se isha shumë i mire, por sepse isha i gjatë. Klymenko: A je i lumtur për “Knicks”? (skuadër basketbolli) Rama: Nuk ndjek më basketboll pas daljes nga fusha të “Black Jesus”, nuk është më loja e njëjtë. Klymenko: Së fundi, dua të pyes për këshillën që do i jepje një personi të ri tani? Rama: Dëgjo, kur unë isha fëmijë, kam qenë gjithmonë shumë i “tensionuar” kur më duhej të merrja këshilla, dhe kur u rrita u betova me veten time që kur të isha i rritur nuk do të jepja kurrë këshila të rinjve. Nuk është ide e mirë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Max Klymenko edi rama Komento Komente Shkoder: 02/08/2026 04:13 Cfare mashtruesi. Ato qe jane ne Europe u ka ardhe shpirti me dale e po shpetojme na qe po hyjme. Eshte axhende me I varferu e kontrollu te gjithe e ky me do te tjere me jetu si mbret. Përgjigju Koment2026: 01/08/2026 23:10 Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian.–thotë Rama. Që Rama përbën rrezik për integrimin në BE dihet. Ai ishte koka e kananibizimit të Shqipërisë, dhe për këtë bëri kurban Saje Qorrin, që bëri burg, dhr vetë lau duart. Për inceneratorët (ku hodhi 14 firma fap fap) s'mban përgjegjësi dhe ia rrasën fajin Lefter Kokës dhe Allqi Bllakos. Ndërkohë pagesat për incenaratorët vazhduan. Për centralet elektrike Tigri1&3 në Vlorë janë paguar miliona euro kot pa bërë punë asnjë ditë. Aferat e Ballukut ishin skandal i skandaleve, por Rama e mbrojti imunitetin e saj me kartona në parlament. Pra këta e quajnë veten mbi ligjin, dhe jo të barabartë para lihjit si gjithë të tjerët. Aferat e ALSHIt ishin skandal. S'mban përgjegjsëi Rama prapë. Pra kemi të bëjmë me një njeri të paaftë për të bërë punë të mira me ndershmëri, një njeri të papërgjegjshëm, moralisht, politikisht. Një njeri i tillë, përveçse i korruptuar dhe arrogant është edhe i rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Por Rama ato faje dhe gabime që i bën vetë, ua rras shqiptarëve. Përgjigju Edi25252: 02/08/2026 05:02 Shqiptarët janë armiq të shqiptarëve . Jemi armiq të vetes tonë . Shqiptarët e kosovës dhe maqedonisë kanë zili Shqipërinë , në çdo rast përpiqen të vënë pengesa për nën rrota . Edi Rama e bëri shqipërinë Europiane Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.6% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 2397 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?