Rita De Crescenzo është një tiktoker dhe influencer napoletane që ndiqet nga më shumë se 2 milionë vetë në social media. Është një grua popullore, e sinqertë, e hapur, që ka fituar simpatinë e ndjekësve të saj pasi tregon me përulësi vështirësitë e jetës, fëmijërinë e rëndë, drogën, dhunën, përjashtimin… Roccaraso është një fshat i vogël malor, turistik në majë të Apenineve në Italinë qëndrore. Frekuentohet nga napoletanë të shtresës se mesme dhe të pasur, të cilët kanë dhe vilat e tyre atje, ose, përvit, sa herë dëbora bëhet e lartë dhe e përshtatshme, publikojnë fotot e tyre të mrekullueshme. Një grua si Rita De Crescenzo “stonon” në ambientin "chic" të këtij lokaliteti ekskluziv, dikur ama, jo tani që ka mbi 2 milionë ndjekës. Në janar të vitit 2025, fama e Ritës i kaloi kufijtë e Napolit, të Italisë, pasi, vetëm me një thirrje në Tik Tok, përmbyti Roccarason me napoletanë si ajo, me napoletanë që kurrë më parë nuk kishin vënë këmbën aty. Kështu, mbi 200 autobusë me rreth 20 mijë napoletanë u dyndën duke bllokuar totalisht qytezën e vogël malore. Pamjet e kësaj ngjarjeje mund t’i shihni në internet lehtësisht.Forca e influencer-ave për të grumbulluar njerëz është e jashtëzakonshme dhe lehtësia e rrjeteve sociale është gjithashtu e paimagjinueshme. Si në të mirë, për një koncert apo për një bashkim forcash në bamirësi, ashtu dhe për të keq, për shembull për përdorim dhune. Në rrjetet tona sociale është e lehtë të shohim sot influencera simpatikë dhe të hareshëm që deri dje shkruanin për kremëra, fustane, udhëtime luksi, rep, të bëjnë thirrje për ushtrim dhune në emër të një bindje politike. Është e drejtë? Është e ligjshme? Rita De Crescenzo nuk e ka bërë akoma një gjë të tillë në Itali.Shpesh viktimat e para të influencimit të influencerave janë të miturit, të lënë të vetmuar nga familja, nga shkolla, nga shteti, përballë telefonit të tyre që shoqëria ja kërkon të jetë përherë e më shumë “i modës së fundit”. Pastaj vijnë dhe politikanët që për të pasur ndjekës imitojnë Rita De Crescenzo-n, por pa pasur as sinqeritetin dhe as autenticitetin apo vuajtjet e Ritës. Ata politikanë që e kanë kuptuar se me një celular në dorë si Rita, me ulërimat si të asaj, por me hilet e tyre, mund të sjellin në shesh të miturit e etur për dhunë e për vëmendje. Të miturit të lënë të vetmuar nga ne… a.m./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Rita De Crescenzo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.4% Vota total: 5220 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

