Lajme Zone
Përplasjet e dhunshme në Tiranë, Pirro Vengu: Policia meriton mbështetje, por protestuesve s'duhet t’u mbytet zëri! Mazhoranca të dëgjojë arsyet që nxorën njerëzit në rrugë
PolitikëShqiptarja

Përplasjet e dhunshme në Tiranë, Pirro Vengu: Policia meriton mbështetje, por protestuesve s'duhet t’u mbytet zëri! Mazhoranca të dëgjojë arsyet që nxorën njerëzit në rrugë

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, ka vlerësuar vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e policisë gjatë përplasjeve me protestuesit në Tiranë, por ka theksuar se mbështetja për efektivët nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, ka vlerësuar vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e policisë gjatë përplasjeve me protestuesit në Tiranë, por ka theksuar se mbështetja për efektivët nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Në një postim në rrjetet sociale, ai iu drejtua sot protestuesve duke u kujtuar se kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari. “Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin”, shkruan Vengu. Deputeti socialist thekson gjithashtu se mazhoranca ka përgjegjësinë të dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe të përballet me arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë. “Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim”, shprehet ai, ndërsa kërkon që të mos përhapen lajme të pakonfirmuara për viktima apo mesazhe që nxisin hakmarrjen. Reagimi i plotë: LEXO EDHE:Protestat e dhunshme hyjnë në ditën e gjashtë, mes turmës pranë Ministrisë së Arsimit shfaqet Luiz Ejlli Kam shërbyer pranë burrave dhe grave në uniformë dhe e di peshën e përgjegjësisë që mbajnë. Policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetjen tonë për shërbimin ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra. Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht. Keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni llogari. Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin. Si deputet dhe pjesë e mazhorancës, kam përgjegjësinë jo vetëm të dëgjoj kërkesën e protestuesve, por mbi të gjitha të përballem me arsyet themelore që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim. Kujtdo që komunikon publikisht i bëj thirrje të mos përhapë lajme të pakonfirmuara për viktima dhe as mesazhe që ushqejnë hakmarrjen. Mbrojtja e qytetarëve, e së drejtës për protestë dhe e njerëzve në uniformë që shërbejnë në vijën e parë është e njëjta përgjegjësi publike. Sonte, nesër dhe kurdoherë duhet ta ushtrojmë me qetësi, vendosmëri dhe njerëzi. U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise piro vengu PS Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.6% Disi 3.4% Vota total: 5292 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?