Lajme Zone
Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm

Çmimet në Shqipëri mund të marrin një tjetër hov në muajt e ardhshëm.

Çmimet në Shqipëri mund të marrin një tjetër hov në muajt e ardhshëm. Guvernatori Gent Sejko në konferencën e politikës monetare paralajmëroi se pasiguritë dhe tensionet gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellin presione të reja mbi inflacionin.

“Përditësimi i parashikimeve tregon se inflacioni ka gjasa të rritet më tej gjatë dy tremujorëve në vijim. Megjithatë, kjo rritje pritet të jetë e moderuar dhe e përkohshme. Më pas, duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm, inflacioni pritet të vijë në rënie graduale drejt objektivit. Nga ana tjetër, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit, duke pasqyruar bazat solide të rritjes dhe ambientin stimulues financiar”, u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Pavarësisht presioneve të reja mbi çmimet, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit. Vendimi vjen ndërsa ekonomia shqiptare vijon të rritet me ritme solide. Në tremujorin e dytë, rritja ekonomike ishte 3.6%, ndërsa kredia për sektorin privat është zgjeruar me 15.4%.

“Bazuar në këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare në mbledhjen e sotme. Megjithatë, këto parashikime, si dhe prania e rreziqeve të kahut të sipërm mbi inflacionin, forcojnë premisat për një lëvizje në kahun normalizues të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen”, tha Sejko.

Inflacioni ka kaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.2% ndërsa shporta bazë e produkteve ushqimore përbën për familjet shqiptare rreth 40% të shpenzimeve. Një rritje e mëtejshme e inflacionit pritet të ndikojë drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve. Top Channel