Lajme Zone
Industria e gjobëvënies/ Si përdoren lajmet e rreme për të sulmuar konkurrentët në biznes
EkonomiCNA

Industria e gjobëvënies/ Si përdoren lajmet e rreme për të sulmuar konkurrentët në biznes

Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarketete. Kështu rezul...

Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarketete. Kështu rezulton “Qevani Group” e një individi që quhet Bulent Kevani, nga supermarketet dhe elektro shtëpiaket, ka zgjedhur të kalojë në sektorin e fake news, mashtrimeve dhe dëmtimit të konkurentëve. Më poshtë po sjellim një ekstrakt: Ky dokument për të ilustruar dhe për të treguar se si në biznes, lajmet e rreme kthehen në industri për të dëmtuar konkurrentët.

CNA ka sjellë një raport, që tregon gjobvënien dhe sjelljen e mediave në Shqipëri, përfshirë këtu mediat online dhe ato ligjore dhe joligjore, sepse është dhe një fenomen i tillë që ekziston në vendin tonë. Kur “gazetaria” bëhet model biznesi 5 Shtator, 14:18 Gjithashtu, ne u jemi drejtuar disa organizatave, institucioneve ndërkombëtare, por edhe biznesit për të marrë më shumë informacion dhe për të trajtuar thelësisht këtë fenomen. Dhe ndërkohë që ne jemi duke mbledhur përgjigjet për të nxjerrë një analizë më të plotë, kryesisht me qëndrimet e mbajtura nga shumë institucione, ashtu si kundër kishin shkruar dhe kolegët e Austrisë, rezulton se një biznes, që merret me elektrodomestikë e supermarkete “Albania Today”, vërsulet mbi një biznesmen shqiptar.

Nuk ka rëndësi kush është biznesmeni. Është Samir Mane, Shefqet Kastrati, Gjergj Luca, Bashkim Ulaj, kushdo qoftë nga biznesmenë të mëdhenj, të cilët shumica e tyre ditë pas dite sulmohen me lajmet e reja.

Thelbi i problemit është tek fakti që një biznesmen i cili ka konkurrent një biznesmen tjetër, hap një portal për të prodhuar lajme të reja për konkurrentët, të cilat më pas shpërndahen dhe nga të tjerët.

SKEMA

Fillimisht hidhet një gënjeshtër që një biznesmen i famshëm nuk lejohet të iki me një avion, e të tjerë duke krijuar idenë, se kush është ky, fillojnë e thashethemet. Dhe një ditë më pas fillon fake neës-i tjetër i madh, se ky biznesmen është i Samir Mane, se nuk është lejuar, se ishte në SPAK, nuk është lejuar të dalë nga vendi.

Jo vetëm që kanë publikuar lajm të rremë, por gjetën edhe zotëruesit e pasaportës, si edhe e shpërndanë edhe në mediat sociale dhe portalet online, ndërsa nuk kishin asnjë njoftim zyrtar as nga policia, SPAK dhe as nga GJKKO.

Ndoshta të tilla raste nuk duhet kthyer fare përgjigje dhe heshtja e shumë prej biznesmenëve me të tilla fenomene është një gjë pozitive, por ka dhe kjo anën negative të kësaj, të saj sepse le të mbijetojnë në treg të tillë fantazma mediatike që përdorin median për gjobvënie dhe duke kryer vepra penale dhe krime.

Po, janë krime që kryhen me vetëdije, siç është ky rast, që fillimisht krijohet një thashethem theksuar më lart, që ndalohet dikush të udhëtojë, pastaj i nxirret dhe emri.

Dhe gjithçka lidhet me një thirrje në SPAK, disa ditë më parë.

Së pari, në rast se do të kishte urdhër për ndalim jashtë vendi, biznesmenit do i merrej pasaporta nga SPAK.

E dyta, pasi ka të tilla veprime ndaj çdo biznesmeni ose personi në hetim nga SPAK, ky institucion bën njoftime dhe që të bëjë, të shkojë deri në këtë hap, duhet të ketë dhe një vendim gjykate.Por nuk jemi përballë këtij rasti, as Samir Manes, as ndonjë biznesmeni tjetër, që po i përmend emra portaleve të tjera gjobaxhinjsh. Nuk i është hequr, nuk i është ndaluar nga Policia e Shtetit dalja jashtë Shqipërisë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit, theksuan se nuk nuk ka asnjë biznesmen të penguar nga uniformat blu për tëdalë jashtëvendit. Nuk ka asnjë biznesmen shqiptar të penguar për të kaluar kufirin, pasi nuk është thjesht policia që e vendos, por në rast se një qytetar do të ndalohet për daljen e shtetit, duhet të ketë një vendim gjykate ose një urdhër prokurori.

KRIM, PSE?

Në rastin konkret kemi të bëjmë me shkrime kriminale nga individë që për interesat e tyre të biznesit, për konkurrencë, kryejnë një akt kriminal duke sulmuar një biznesmen.

Skema fillon nga i pari që ka inatin me biznesin, me tregun, me elektroshtëpiaket apo me supermarketet, dhe tek të tjerët pastaj që shpërndahen si “hienat”, gjobaxhinjtë që fillojnë për mendjen lloj-lloj biznesmeni dhe emri tjetër. Ky është burimi fillestar, shkojnë më pas në emra të tjerë, vendosin gjoba aty ku e hanë karremin, paguajnë dhe paratë.

Por ky është rasti që Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës duhet të hapë një hetim të shpejtë dhe duhet të hapin një dosje për të çuar para përgjegjësisë këta individë, që për konkurrencë kryejnë krime monstruoze që shkojnë përtej gjobvënies, por janë për hapjen e lajmeve të reja, krijim i situatës së panikut me pasoja të rënda për biznesin.

Biznesmenët që përfliten kanë lidhje jashtë, kanë kredi në banka, kanë dhe ata njerëz të afërt, të cilët janë sulmuar, dhunuar padrejtësisht nga një dorë kriminale, e cila nuk ka qëllim të prodhojë një lajm, por ka qëllim të vendosë një gjobë, të dëmtojë një biznes dhe të bëjë një krim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.