Lajme Zone
Indiani vjedh skuterin në mes të ditës
Të tjeraJOQ Albania

Indiani vjedh skuterin në mes të ditës

Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku këtë herë në fokus është një shtetas indian.

Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku këtë herë në fokus është një shtetas indian.

Në pamjet e dërguara nga qytetari, personi shihet teksa merr një skuter në mes të ditës dhe largohet me të, ndërsa momenti i vjedhjes është fiksuar nga kamerat.

Rasti rikthen në vëmendje edhe një sërë denoncimesh të publikuara më herët nga JOQ Albania, ku qytetarë kanë raportuar vjedhje dhe incidente të tjera ku janë përfshirë shtetas indianë.

Denoncimet e përsëritura kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët, veçanërisht për sigurinë e mjeteve të parkuara në ambiente publike.

Ndërkohë, në rastin konkret mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet identiteti i personit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.