Vecse të mbuluar me maska e kapuca, të rinjë të protestë janë pajisur edhe me mjete zjarri.
Një prej tyre është ndalur nga forcat policore, bashkë me një cantë e mbushur me bombola zjarri, sic duket të planifikuara për t’u hedhur gjatë tubimit por që policia e kapi në kohë.
Por kundër forcave nuk ka reaguar vetëm i riu që iu gjet çanta por edhe kandidatja për deputete e PD-së, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Mesa duket, i riu ishte i shoqëruar nga Kuçana, e cila ndërhyri për të penguar forcat policore për të mos hapur çantë me mjete zjarri dhe për të mos shoqëruar të riun, që ishte bashkë me të.
Ky rast është denoncuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që shton se Berisha është ai që u mbush cantat të tijve për të shënuar akte dhune në protestë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet Taulant Balla

