Lajme Zone
Incident pranë bazës amerikane në Britani, evakuohen banorët dhe arrestohen disa persona
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Incident pranë bazës amerikane në Britani, evakuohen banorët dhe arrestohen disa persona

Një incident i rëndë është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në fshatin Uhelford.

Një incident i rëndë është regjistruar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në fshatin Uhelford. Policia e Gloucestershire bëri të ditur se banorët janë dërguar në një qendër sportive, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Disa persona janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale që lidhen me Aktin e Eksplozivëve. Ndërkohë, një ekip i specializuar i ushtrisë britanike për çaktivizimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese po kontrollon disa automjete në zonë. Autoritetet kanë vendosur një kordon sigurie rreth zonës së incidentit, ndërsa policia deklaroi se situata besohet të jetë nën kontroll dhe incidenti është i izoluar. RAF Fairford është një bazë ajrore britanike që përdoret edhe nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: baza Britania SHBA