Lajme Zone
Incident me simbolet kombëtare në Pustec – Salianji: E papranueshme mosvendosja e Himnit Shqiptar, shteti nuk negociohet
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Incident me simbolet kombëtare në Pustec – Salianji: E papranueshme mosvendosja e Himnit Shqiptar, shteti nuk negociohet

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër pas një incidenti të ndodhur në Pustec gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë aktivitetit të organizuar nuk u luajt Himni Kombëtar i Shqipërisë.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër pas një incidenti të ndodhur në Pustec gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë aktivitetit të organizuar nuk u luajt Himni Kombëtar i Shqipërisë. Salianji e ka cilësuar këtë ngjarje si “të papranueshme, fyese dhe skandaloze”, duke theksuar se Pusteci është shtëpia e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Ai nënvizoi se ndonëse mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është një detyrim i garantuar i shtetit shqiptar, respekti ndaj simboleve kombëtare dhe institucioneve të Republikës është detyrim absolut për çdo qytetar dhe institucion vendor. Më tej, ish-deputeti deklaroi se mosluajtja e Himnit Kombëtar Shqiptar në një aktivitet zyrtar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë përbën një shkelje të pafalshme. Salianji përfi reagimin e tij duke nënvizuar se të drejtat e pakicave kombëtare nuk mund të shërbejnë kurrsesi si arsyetim për të mos respektuar shtetin dhe se simbolet kombëtare nuk mund të nëpërkëmben në asnjë rrethanë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb