Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar filozofinë mbi të cilën është ngritur drafti socialist mbi reformën territoriale duke theksuar se suksesi i një njësie vendore nuk duhet të matet me numrin e lejeve të ndërtimit, por me cilësinë e jetës së qytetarëve, shërbimet publike, zhvillimin ekonomik dhe aftësinë për të mbajtur banorët në vendlindjen e tyre. " A mund të jenë simbol i suksesit të një bashkie lejet e ndërtimit për investime strategjike?! Lejet për investime strategjike të dhëna nga KKRT e Edi Ramës nuk janë tregues i suksesit të një bashkie. Ato janë simbol i grabitjes së pronave, favorizimit të klientëve të pushtetit dhe të një modeli që sot po hetohet edhe nga SPAK. Raporti i Maznikut e paraqet Himarën si bashki të suksesshme, por suksesi nuk duhet dhe nuk matet me numrin e lejeve për vjedhje strategjike. Një bashki është e suksesshme kur banorët jetojnë më mirë, marrin shërbime cilësore, kanë ekonomi më të fortë dhe nuk largohen nga vendlindja e tyre" tha Zhupa në një postim në rrjete sociale LEXO edhe...Kundërshtimet ndaj draftit të PS për ndarjen territoriale, Spahiu në Report TV: Disa kryetarë bashkish pa banorë, e duan kolltukun aq sa të shpallin pavarësi nga Shqipëria! U.D/SI.E./ReportTv.al reforma territoriale PD Ina Zhupa Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5262 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

