Qysh një muaj më parë, dokumentari i Ilir Yzeirit- "Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik 1474-1552" ishte përzgjedhur nga Regione Venetto për të marrë pjesë në Festivalin e 83 ndërkombëtar të Venecias. Ai Festival mbahet në dy salla të veçanta- në atë qëndroren dhe në atë të Hotel Exelcior. Në këtë të dytën paraqiten dokumentarët dhe filmat artistikë që janë përzgjedhur që 1 vit më parë nga një juri ndërkombëtare. Dokumentari i Ilir Yzeirit është marrë nga kompania Cinemaset me qendër në Romë dhe në muajin tetor do të paraqitet në disa platforma duke filluar nga Netflix. Kjo kompani e paraqiti edhe në Festivalin e Venecias. Ky është ndër dokumentarët e parë i realizuar nga një shqiptar që përzgjidhet nga këto platforma. LEXO EDHE:Udhëtimi i Berishës në SHBA, Yzeiri: Non-grata nuk hiqet, PD me Saliun është e mbaruar! SPAK të hetojë 6 milionë dollarët e lobimit Në këtë festival ishte po ashtu dhe producenti i njohur dhe një nga intelektualët e biznesmenët më të dalluar në rajonin e Venetos, që jeton e punon në Venecia, Emiliano Biraku. Një film i tiji, i realizuar nga regjisori nga Kosova Valmir Tertini, u nderua po ashtu me çmim të parë si dokumentari më i mirë. Ilir Yzeiri e realizoi dokumentarin e tij në vitin 2024 falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe interesimit të posaçëm të kryeministrit Rama. Aty, në mënyrë kronologjike tregohet se çfarë ndodhi me shqiptarët kur ra Shkodra. Duke u mbështetur në veprat dhe rrëfimin e Luçia Nadinit dokumentari rindërton edhe njëherë atmosferën që u krijua në Venedik kur erdhën shqiptarët dhe autori ndjek me kamera fatin e Marin Barletit, Beçikemit, etj. Tregohen po ashtu "Shkolla e shqiptarëve", vendet e shenjta, kishat, afresket me motive nga qëndresa e Skënderbeut. Përmendet dhe tregohen skulpturat në dru të Kamsit një nga më të mëdhenjtë skulptorë të drurit në Mesjetën veneciane e më gjerë. Lucia Nadin tregon edhe momentin kur zbuloi "Statutet e Shkodrës". Xhirimet në Venecia dhe rrëfimi i Lucies nxjerrin në dritë një kohë kur Shqipëria ishte pjesë integrale e Europës së zhvilluar. Ato gjurmë që në Shqipëri mezi duken, Ilir Yzeiri, që u nderua si regjisori më i mirë i filmit dokumentar në Festivalin e Venecias, i tregon në dokumentarin "Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik 1478-1552". P.J/Shqiptarja.com TAG: ilir yzeiri Festivali i Venecias Emiliano Biraku Netflix Valmir Tertini Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik 1474-1552 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 6653 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

