Sapo lexova se Christiane Amanpour gazetarja legjendare e CNN-it, pas 43 vjetësh, është larguar nga ky netowrk. Kjo ndodhi sepse, muajt e fundit, David Ellison, një aleat i ngushtë i Trumpit bleu për 81 miliard dollarë Warner Bros Discovery, duke e vënë edhe CNN-in në të njëjtën pasuri si SBC News-in. Të gjithë janë tronditur nga aleanca e Trumpit me Rusinë e Putinit dhe nga ndërprerja e lidhjes satelitore Starling, duke i hapur rrugën kështu bombardimeve vdekjeprurëse mbi Ukrainën. Presidenti Zelensky deklaronte se Italia fqinje që po digjet nga dhuna dhe aktet vandale, ka rënë pre e sulmeve kibernetike të Rusisë. Siç e kemi parë edhe këto ditë, megjithëse Ambasada Amerikane tani ka një ambasador të një profili të lartë, ai nuk është shfaqur në asnjë nga këto ditë dhe deklaratat e asaj mabasade kanë qenë neutrale. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave 'blindojnë' dritaret me panele metalike (VIDEO) Nëse ju kujtohet, pas sulmeve të 21 janarit, ambasadori i atëhershëm amerikan, Arvizu, doli krah Berishës dhe e quajti atë « burrë shteti » përse ai kishte anuluar një miting në përgjigje të mitingut që do të organizonte PS-ja. Ata që i kujtojnë ato ditë, mbajnë mend se prokurorët dolën në terren dhe mblodhën provat e asaj masakre. Pastaj të gjithë e dimë se çfarë ndodhi, se si u kërcënuan prokurorët, se si ajo që u quajt « lavire Bulevardi » më vonë u promovua nga qeveria Rama dhe 21 janari u harrua. Por, me këtë rast, doja të thosha se prania e partnerit tonë më të fuqishëm ishte e dukshme. Ata na nxitën që të bëjmë reforma ta thella që të mos përsëritet 21 janari dhe as Gërdeci. Por ne bëmë të kundërtën dhe sot republika e prokurorëve dhe gjyqtarët që kërkojnë rroga deri në 9 million lekë të reja na kanë braktisur dhe bëjnë sehir kaosin. Policia është vetëm. Shërbimi sekret shqiptar është pa kokë. Dëgjova fjalën e presidentit Makron që i drejtohej kombit dhe në një moment thoshte se i thashë Prokurorit të Përgjithshëm që të jetë i ashpër. Krymenistrja Meloni deklaroi në një nga këto ditë se do të ndërhyjmë në kodin penal në mënyrë urgjente dhe do të vendosim dënimin deri në 5 vjet për ata që dëmtojnë pronën private dhe institucionet publike. Ndërsa këtu te ne, republika e prokurorëve dhe korporata e drejtësisë e kanë braktisur Republikën dhe ngrohin duart në zjarrin që djeg institucionet. Më 20 tetor portali eulive.net botonte një lajm që thoshte se « Izraeli spyware » kishte hakëruar telefonin e rektorit të universitetit më të madh në Serbi që mbështet protestat e studentëve, po ashtu edhe telefonat e disa të tjerëve. Në Shqipëri vijon narrativa se Izraeli është ulur këmbëkryq, por në Serbi po ndërtohet uzina më e madhe e prodhimit të dronëve nga Izraeli. Këtu ka mbetur folklori banal kundër atij shteti. Edhe kundërshtimi i madh që iu bë projektit të zotit Kushner në Zvërnec kaloi me indiferencë nga izraelitët, ndërkohë që në Serbi vala e spiunazhit telefonik ka përfshirë edhe ata prokurorë që hetuan skandalin e dhënies së kompleksit ushtarak kompanive të lidhura me z. Kushner për të bërë një kompleks turistik në zemër të Beogradit, projekt që u anulua pas protestave të studentëve. Pra, ne, duket se nuk bëjmë pjesë në interesat strategjike të askujt. Ajo që shihet në këtë rast duket se ngjan me një kaos të përgatitur me lehtësi në një vend të brishtë ku i vetmi shqetësim është të marrësh pushtetin me çdo mjet. Tani në fund, në mbështetjet të protestuesve të dhunshëm dolën edhe një grup politik protestuesish nga universiteti që njihen si të afërt me PD-në e Sali Berishës. Ky është lajmi më i mirë. Protesta tani nuk është kaotike, ajo është edhe politike dhe ka një emër. Sa i takon dhunës, ne duhet të përgatitemi se ajo nuk do të largohet shpejt. Atë e kemi instaluar si model të ligjërimit tonë politik. Ata adoleshentë dhe të rinj që derdhen mbi dyqane e biznese nuk dinë asgjë nga gjithë këto që themi ne të rriturit, sepse ata i kemi bombarduar me fjalorin e luftës dhe në vend që t’i oreintonim nga fushat e sportit apo nga sallat e aktiviteteve kulturore dhe atje të digjinin energjitë, i lamë të mbyllur nëpër kafazet e shkollave pa oborr sepse makutëria për të ndërtuar në çdo cep të vendit nuk la hapësira për terrene sportive e ambiente kultutore. Deri atëherë kur ne të ndryshojmë qasje ndaj hapësirës dhe ta ndajmë atë edhe me adoleshentët e të rinjtë që dalin sot aq të revoltuar, dhuna dhe reagimi i ashpër nuk do të na largohet. Duhet të mendojmë që të ngrejmë edhe kultin e policit të ndershëm dhe ëngjëllit tonë mbrojtës, të cilët pa të drejtë po vuajnë dhunën që e përgatitëm ne të gjithë me veprimet e mosveprimet tona./Tema U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise ilir yzeiri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8280 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
