TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për herë të parë qëndroi jashtë kafazit të qelqtë gjatë një seance në Apelin e GJKKO-së. Ish-presidenti ka kundërshtuar pezullimin e afateve të paraburgimet. Gjatë seancës, parashtroi edhe kërkesën për të dalë nga kafazi, që u pranua nga gjyqtarja Saida Dollani me vendim të ndërmjetëm. Vendimi vlejti vetëm për këtë seancës, gjatë së cilës Meta qëndroi krah avokatit Bujar Musta. Ndërkohë, seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty për ditën e nesërme. LEXO EDHE:‘Bujqësia ka humbur mbi 300 milionë euro ndihma’, Meta: Ky është shqetësimi i shqiptarëve, jo pagat e gjyqtarëve Ilir Meta ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, kur u arrestua me urdhër të SPAK-ut. Ai po mbahet në paraburgim në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor lidhur me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Lajm në përditësim..... SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Ilir Meta arrestimi i ilir metes apeli i gjkko Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8009 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

