Lajme Zone
“Il Manifesto”: Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!
PolitikëPamfleti

“Il Manifesto”: Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!

Projekti parashikon ndërtimin e rezidencave dhe strukturave turistike luksoze në zonat natyrore të ishullit të Sazanit dhe lagunës Vjosë-Nartë, pranë Vlorës. Ky zgjim qytetar, i frymëzuar nga flamingot e lagunës, ka marrë emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Edi Rama dhe kullat nga pas / Ndërsa “Revolucioni i Flamingove” kërkon mbrojtjen e mjedisit, transparencë dhe më shumë demokraci, Edi Rama vazhdon të shesë një tjetër vizion për Shqipërinë, një vend pa shumë rregulla, të hapur për arkitektët e yjeve, kapitalin e madh dhe betonin. Për kritikët, pas fasadës së arkitekturës avangarde fshihet një model pushteti ku territori publik trajtohet si pronë personale dhe zhvillimi urban vendoset nga maja e piramidës... Në një rastësi domethënëse, në Shqipëri një “revolucion” ka përkuar me botimin e një libri për arkitekturën. Çdo mbrëmje, qytetarë të moshave dhe shtresave të ndryshme, zbresin në rrugë për të protestuar kundër projektit gjigant imobiliar të lidhur me Jared Kushner, biznesmenin dhe dhëndrin e Donald Trumpit.

Projekti parashikon ndërtimin e rezidencave dhe strukturave turistike luksoze në zonat natyrore të ishullit të Sazanit dhe lagunës Vjosë-Nartë, pranë Vlorës. Ky zgjim qytetar, i frymëzuar nga flamingot e lagunës, ka marrë emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Por protesta ka kohë që ka kapërcyer kufijtë e një beteje thjesht mjedisore. Ajo është kthyer në një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj një klase politike që, sipas protestuesve, administron pasurinë publike në mënyrë klienteliste dhe private. Kërkesa është po aq politike sa edhe simbolike: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Në kulmin e protestave, në fund të qershorit, u botua një vëllim monumental mbi arkitekturën në Shqipëri. Me 796 faqe dhe një kopertinë rozë, “The Albanian Files: Freedom and Architecture” përmbledh njëzet vjet prani të arkitekturës dhe urbanistikës së huaj në vend.

Libri është kuruar nga studiuesja holandeze Anneke Abhelakh dhe është botuar nga shtëpia botuese zvicerane “Lars Müller Publishers”. Ai përmban një parathënie të vetë Edi Ramës dhe u kushton kapituj të veçantë 60 studiove europiane, amerikane dhe aziatike që kanë projektuar ose po projektojnë në Shqipëri.

Mes tyre janë emra të mëdhenj të arkitekturës botërore, si Herzog & de Meuron, OMA, Álvaro Siza, MVRDV, Stefano Boeri Architetti dhe Toyo Ito & Associates. Sipas të dhënave të librit, 57 projekte janë përfunduar, 53 janë në ndërtim dhe 47 të tjera presin miratimin.

Në total, bëhet fjalë për miliona metra katrorë ndërtime në Tiranë dhe në zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar. Ndërsa protestuesit mblidheshin poshtë zyrës së tij, Rama e paraqiste librin si një dëshmi të rilindjes shqiptare.

Grupin e arkitektëve me të cilët bashkëpunon e quan “Arch Army”, një lloj “ushtrie arkitektësh”, që sipas tij, është angazhuar për të pushtuar të ardhmen. Libri i është dhuruar presidentit francez Emmanuel Macron dhe madje edhe reperit Kanye Ëest, i cili mbërriti në Tiranë për një koncert që rezultoi një dështim dhe u financua nga qeveria shqiptare me katër milionë euro fonde publike.

Por mesazhi më i rëndësishëm gjendet në vetë parathënien e Ramës. Pas 13 vitesh në pushtet, kryeministri e përshkruan Shqipërinë si një vend “ende të lirë nga komoditeti mbytës i rregullimit të tepërt”, një hapësirë që ofron “liri nga ‘jo’-ja në të gjitha format e saj”.

Një filozofi që tingëllon si e kundërta e asaj që kërkojnë sot protestuesit: një “jo” ndaj një tjetër projekti gjigant imobiliar dhe një kërkesë për më shumë transparencë, kufizime dhe respektim të ligjit.

“Ky libër është një lloj rrëfimi për mëkatet e arkitekturës”, thotë Mamica Burda, pedagoge shqiptare e arkitekturës në Universitetin Teknik të Vjenës. Sipas saj, janë vetë arkitektët e përfshirë në projekt që zbulojnë mekanizmat e errët dhe informalë përmes të cilëve kanë hyrë në Shqipëri.

“Shpesh përzgjedhja e tyre nis me një mesazh në ËhatsApp nga kryeministri”, thotë ajo. “Rama sillet si një kurator dhe kështu e perceptojnë edhe shumë prej profesionistëve që bashkëpunojnë me të. Ai e trajton Shqipërinë si një galeri të madhe arti, që duhet modeluar sipas shijes së tij të padiskutueshme”.

Por pas arkitekturës qëndron gjithmonë paraja. Sipas Burdës, kontrolli faktik mbi institucione si Këshilli Kombëtar i Territorit e ka shndërruar Ramën në nyjen kryesore që lidh kapitalin me projektet e mëdha urbanistike.

“Shpesh bëhet fjalë për para me origjinë të paqartë ose për kapital që ka dalë në dritë përmes amnistive të mëdha fiskale të qeverisë”, thotë ajo. “Investitorët pranojnë që të jetë Rama ai që vendos për projektet, sepse në të kundërt rrezikojnë të mos marrin lejet. Nga centralizimi komunist kemi kaluar në një centralizim të ri, turbokapitalist, ndërsa profesionistët vendas janë reduktuar në një rol vartës ndaj studiove të mëdha ndërkombëtare”, shton ajo.

Kjo mënyrë e drejtimit të zhvillimit urban, është vënë në pikëpyetje edhe nga vetë profesionistët shqiptarë. Një letër e nënshkruar nga 292 arkitektë, urbanistë, inxhinierë civilë dhe pedagogë kundërshton mënyrën se si qeveria planifikon ndërhyrjet në territor.

Nënshkruesit paralajmërojnë se përqendrimi i pushtetit po shoqërohet me dobësimin e sigurisë juridike, margjinalizimin e pushtetit vendor dhe tkurrjen e transparencës e të pjesëmarrjes publike. Ata kujtojnë gjithashtu se profesionistët shqiptarë zotërojnë njohuri të pazëvendësueshme mbi historinë, mjedisin, kulturën dhe strukturën shoqërore të vendit.

“Qeveria i paraqet këto projekte si vepra avangarde, por nga këndvështrimi im nuk janë aspak të tilla”, vijon Burda. “Shumë prej arkitektëve të përfshirë në ‘The Albanian Files’ japin mësim në universitete, ku filozofia është krejt tjetër: të përshtatësh hapësirat ekzistuese, të mos ndërtosh pa provuar më parë se ekziston një nevojë reale, të rikualifikosh dhe të kujdesesh për atë që tashmë është ndërtuar”, nënvizon ajo.

Sipas saj, arkitektura bashkëkohore flet për përshtatje, rikuperim dhe ripërdorim. “Ndërsa këtu kemi krijuar një lloj parku lojërash pa rregulla, ku studiot mund të veprojnë pa kufizime dhe pa u përballur me komunitetet lokale. Mund të projektohet një fshat turistik në mes të gjelbërimit, edhe kur banorët e zonës nuk kanë ujë”, shprehet arkitektja.

Turizmi zë një vend të rëndësishëm në projektet e dokumentuara nga libri. Shumë prej tyre janë komplekse gjigante, ende në zhvillim, që shtrihen përgjatë vijës bregdetare. Investigimi “Who Owns the Coast” i medias shqiptare Citizens.al, ka krijuar një hartë të hapur të këtyre projekteve, duke publikuar emrat e kompanive të përfshira dhe dokumentet publike që kanë shoqëruar miratimin e tyre.

Shifrat na japin një ide për përmasat e fenomenit. Eko-resorti i projektuar nga studioja Cebra në Durrës, ende i parealizuar, parashikon një sipërfaqe prej 1.46 milionë metrash katrorë. Livadh Resorts, në Himarë, shtrihet në 242 mijë metra katrorë, ndërsa Orikum Oasis, projekt i studios Xdga, prek 500 mijë metra katrorë të bregdetit jugor dhe vazhdon të jetë në fazën e zhvillimit.

Më pas është marina turistike e Vlorës, me një sipërfaqe prej 300 mijë metrash katrorë. Edhe për Nartën dhe Zvërnecin, sot në qendër të protestave, “The Albanian Files” tregon se projektet dhe planet e zhvillimit datojnë prej vitesh.

“Në rastin shqiptar, janë thjesht më të dukshme disa dinamika që në vende të tjera mbeten të fshehura”, shpjegon Francesco Vietti, antropolog në Universitetin e Torinos dhe autor i librave “Hotel Albania” dhe “Tristi Mediterranei”.

Sipas tij, nuk duhet kërkuar një “përjashtim shqiptar” apo ballkanik për të shpjeguar këtë fenomen. Do të ishte gabim, thotë ai, që deformime të tilla t’i atribuoheshin vetëm funksionimit të mangët të demokracive të reja të Ballkanit.

Hetimet mbi projektet urbanistike të lidhura me Lojërat Olimpike Milano-Cortina, janë sipas tij, një shembull i qartë se të njëjtat mekanizma mund të gjenden edhe në demokraci shumë më të konsoliduara.

Problemi lidhet me një model zhvillimi që e vendos turizmin dhe ngjarjet e mëdha në qendër të ekonomisë, duke lënë pas dore sektorë të tjerë. Mbështetja e tepërt te turizmi, paralajmëron Vietti, e ekspozon një vend ndaj brishtësisë së jashtëzakonshme të një industrie globale që varet nga faktorë të shumtë dhe shpesh të paparashikueshëm.

Në fund, ajo që po ndodh sot në Shqipëri, është më shumë sesa një përplasje mes ambientalistëve dhe investitorëve, apo mes flamingove dhe betonit. Përballë janë dy ide të ndryshme për vendin dhe territorin.

Njëra e sheh Shqipërinë si një hapësirë publike, ku zhvillimi duhet të respektojë komunitetet, mjedisin dhe rregullat. Tjetra e sheh territorin si një kanavacë gjigante, ku pushteti politik, kapitali dhe arkitektura spektakolare mund të bashkohen për të prodhuar imazhin e një vendi të ri.

Dhe pikërisht aty qëndron edhe thelbi i kritikës. Kur një kryeministër e konsideron mungesën e “jo”-së si avantazh kombëtar, rreziku është që bashkë me burokracinë dhe pengesat e panevojshme të zhduket edhe një gjë shumë më e rëndësishme: e drejta e qytetarëve për t’i thënë “jo” pushtetit./Pamfleti nga “Il Manifesto”rama shqipëria galeri personale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë 'Le Monde': Shqipëria e betonit dhe arkitektët "VIP" që fshihen si struci! 3 Shtator 2026, 17:0617:06Dosja e zezë Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës? 2 Shtator 2026, 13:5113:51Dosja e zezë Agasi në qeli, “ustallesha” e Kadastrës në zyrë: Ku kanë “ngecur” hetimet për Lorena Goxhobellin? 1 Shtator 2026, 14:1514:15Dosja e zezë Efekti politik i foltoreve të Berishës në Nju Xhersi dhe Dallas; mbulimi i izolimit diplomatik 1 Shtator 2026, 12:3312:33Dosja e zezë “Ushtari“ i Gys Agasit me dosje në SPAK: Kush e mbron Eldi Hoxhën? 31 Gusht 2026, 14:5914:59Dosja e zezë Elisa, 'Skënderbeu' dhe 19.39 hektarë tokë shtetërore, me qira 2.4 lekë/m² për 90 vjet 31 Gusht 2026, 12:4112:41Dosja e zezë