Lajme Zone
IKMT bllokon dy raste të transportit të paligjshëm të druve në Shkodër, sekuestrohen mjetet dhe ngarkesat me dru
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

IKMT bllokon dy raste të transportit të paligjshëm të druve në Shkodër, sekuestrohen mjetet dhe ngarkesat me dru

IKMT bllokoi mjetet dhe sasinë e lëndës drusore, e cila më pas u vu në dispozicion të Bashkisë së Malësisë së Madhe.

IKMT ka bllokuar dy raste të transportit të paligjshëm të lëndës drusore në rrugët automobilistike të Qarkut Shkodër, gjatë kontrolleve të ushtruara nga punonjësit e Drejtorisë Rajonale Shkodër. Rasti i parë u konstatua në aksin Koplik-Dedaj Razëm, në vendin e quajtur Bzhedë, ku një mjet tip “IFA” po transportonte lëndë drusore të llojit ah, pa dokumentacionin tekniko-ligjor që vërtetonte origjinën e mallit. LEXO edhe...Demo zbarkon në Policinë e Shkodrës pas valës së vrasjeve të fundit, në fokus ngjarjet e pazbardhura dhe lufta ndaj drogës Një rast i dytë u evidentua në aksin rrugor Koplik-Reç-Dedaj, në fshatin Reç, ku një furgon u kap duke transportuar lëndë drusore, gjithashtu pa dokumentacionin përkatës. Për të dyja rastet, IKMT kreu veprimet ligjore, bllokoi mjetet dhe sasinë e lëndës drusore, e cila më pas u vu në dispozicion të Bashkisë së Malësisë së Madhe. U.D/ReportTv.al Razem Dedaj koplik dru zjarri Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.9% Nuk e di 6.7% Vota total: 2924 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?