Lajme Zone
IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë

Veç 6 qarqeve më të rrezikuara nga zjarret, IGJEUM ka njoftuar se rrezik i lartë pritet edhe në disa zona të veçanta (lokale), konkretisht në jug të qarkut Shkodër, në perëndim të qarkut Dibër dhe në veri-perëndim të qarkut Vlorë.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjashtë qarqe të vendit do të jenë të rrezikuara gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme nga zjarret. IGJEUM njofton se qarqet ku pritet rrezik i lartë për përhapjen e zjarreve janë Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati. Ndërkohë sipas Institutit, në qarqet e tjera të vendit pritet një nivel rreziku nga zjarret më i ulët. Në disa zona të veçanta (lokale) rreziku pritet të jetë i lartë, konkretisht në jug të qarkut Shkodër, në perëndim të qarkut Dibër dhe në veri-perëndim të qarkut Vlorë. Sipas ekspertëve, niveli më i lartë i rrezikut pritet gjatë ditës së sotme. LEXO EDHE:Zjarr në një pallat në Korçë, tymi ‘pushton’ zonën! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO) Sa i përket kushteve atmosferike, gjatë pasdites së sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë. Reshje lokale të dobëta mund të ketë edhe në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Temperaturat nesër pritet të variojnë nga 20 deri në 31 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 17 deri në 35 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe nga 14 deri në 30 gradë Celsius në zonat malore. Ndërkohë era pritet të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme. Nga ana tjetër, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht në zonat më të rrezikuara. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: IGJEUM zjarret 2026 zjarr temperaturat e larta Lezhe Durres Tirane Elbasan Fier Berat Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 80.8% Jo! 16.4% Disi! 2.8% Vota total: 1291 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?