Lajme Zone
IGJEUM: Java nis me ulje temperaturash, reshje lokale në disa qarqe
Të tjeraCNA

IGJEUM: Java nis me ulje temperaturash, reshje lokale në disa qarqe

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit për fillimjavën.

Sipas të dhënave, java nis me një ulje të lehtë të temperaturave në vend, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet lokale në disa qarqe.

Reshjet:

Nesër (e hënë, datë 31) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 32 °C

në vendet e ulëta: 24 / 35 °C

në vendet malore: 18 / 31 °C

Era:

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore, për momente deri e fortë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.