Lajme Zone
Ideologu i Vladimir Putin, Alexander Dugin, mbështet hapur protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ideologu i Vladimir Putin, Alexander Dugin, mbështet hapur protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen!

Ultranacionalisti rus dhe frymëzues i politikave të Vladimir Putin ka bërë një postim në X ku mbështet "zgjimin" e shqiptarëve.

Alexander Dugin, një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke shkruar se shqiptarët “po zgjohen” dhe “po tregojnë ngjyrat e tyre," shkruan Dugin në rrjetin X. «Tani shqiptarët po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufi dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Një popull shumë interesant dhe trim. Tani po zgjohen.» shkruan ai ne X Alexander Dugin është një filozof dhe ideolog ultranacionalist rus, i njohur për teorinë e tij euroaziatike dhe për qëndrimet e forta kundër Perëndimit. Në librin e tij “The Foundations of Geopolitics”, botuar në vitin 1997, ai argumentonte për rindërtimin e ndikimit rus përmes aleancave, aneksimeve dhe dobësimit të rendit perëndimor. Për këtë arsye ai është përshkruar shpesh si “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, me një ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen e Presidentit rus. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, 78 protestues dalin para gjykatës për masën e sigurisë Kryeministri Edi Rama ka aluduar disa herë për frymëzime të huaja në protestat në Shqipëri, por pa përmendur asnjë vend me emër. a.m./Shqiptarja.com TAG: rusia protestat kunder qeverise Alexander Dugin Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.1 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Turi: 18/10/2026 07:05 Shume mire e ka sepse na kishte ven ne gjume politika hajdute e korruptuar kurse ju bq e medias mos mendoni se do ta shpetoni ramen duke ber propagande Përgjigju Iris: 18/10/2026 05:57 Ndoshta zgjimi i tyre infekton dhe ruset e tu,te ngrihen e te permbysin ate carin tend pa kurore,Putinin. Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.6% Disi 3.4% Vota total: 5054 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?